Ushtarët e Forcave të Sigurisë së Kosovës ndihmuan mëngjesin e sotëm udhëtarët e autobusit të linjës Gjilan-Prishtinë, i cili doli nga rruga mëngjesin e sotëm në rrugën kombëtare në Llabjan.

Nënkolonel Bafti Lubishtani , oficer stafi në Drejtorinë e Operacioneve në Ministrinë e FSK-së, i cili ka qenë prezent në vendngjarje, bëri të ditur se "12 pjesëtarë të FSK-së, të Batalionit të Parë të Brigadës për Reagim të Shpejtë në Gjilan dhe të Ministrisë së FSK-së, si dhe Policia e Kosovës, ndihmuan udhëtarët duke i nxjerrë nga autobusi, madje disa i kanë dërguar edhe vetë në spital në Prishtinë, për trajtim të mëtejshëm"./ATSH/