Ushtari britanik që kontribuoi
për paqen në Kosovë, sot pa shtëpi

Ushtari britanik që kontribuoi<br />për paqen në Kosovë, sot pa shtëpi
Një ushtar britanik i cili i shërbeu paqes së vendit të tij dhe disa vendeve të tjera si Kosovës, Irlandë të Veriut, Bosnjë dhe Sierra Leone ka mbetur i mjerueshëm dhe pa shtëpi.

Billy Gage në një rëfim emocionues ka folur për zemërimin e tij në mungesë të mbështetjes për ish-ushtarët dhe për mënyrën se si njerëzit e trajtojnë në rrugë.

Tabloidi britanik “Express.co” raporton se 39-vjecari ndihet i ofenduar kur njerëzit të cilët kalojnë në rrugë e ofendojnë.

Tashmë jetoj në rrugë, njerëzit më kanë pështyrë, urinuar dhe djegur çantën e gjumit. Nganjëherë unë shkoj në një rrugë të qetë dhe vetëm qaj për veten time. E kam vënë në rrezik jetën time për të mirën e këtij vendi dhe kjo është mënyra se si duhet të trajtohem? Është e neveritshme”- u shpreh Billy Gage.

Ish-ushtari iu kishte bashkuar forcave të armatosura kur e la shkollën në moshën 16-vjeçare dhe kaloi 11 vite duke shërbyer shumë vendeve me qëllimin kryesor paqen.

Billy gjatë vitit 2004 e la ushtrinë për tiu përkushtuar familjes, ndërsa pohon se djali i tij ka ndruar jetë në moshën 6-vjecare.

Vdekja e djalit më hapi një vrimë të thellë në zemër dhe për këtë po jetoj prej 3 vitesh në rrugë. Unë një mëngjes shkova në dhomën e tij për ta zgjuar nga gjumi për shkollë dhe ai ishte i vdekur në shtrat. Ishte e tmerrshme. Nuk munda ta marr veten më pas kësaj”- përfundon historinë e dhimbshme Gage.

Ish-ushtari i cili ka dhënë kontributin në paqen e Kosovës pohon se si fatin e tij e kanë edhe ushtarë të tjerë britanikë.

Redaksia Online
(o.m/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Vdekja e 38-vjeçarit në Ksamil, Policia: Po presim ekspertizën! Gazetari i akuzon: Ngjarja u fsheh, u vra me ‘JetSki’

Vdekja e 38-vjeçarit në Ksamil, Policia: Po presim ekspertizën! Gazetari i akuzon: Ngjarja u fsheh, u vra me ‘JetSki’