“Presidenti i Kosovës duhet të harrojë egon e tij për të formuar ushtrinë e Kosovës dhe Thaçi duhet të kuptojë se duhet paqe dhe stabilitet” kështu u shpreh kryeministri serb Aleksandër Vucic për mediat vendase.
I pyetur nëse ai pret që pas takimit me kancelaren gjermane të iniciojë dialogun me Prishtinën, Vuçic-i tha se Merkel-it do t’i shprehë angazhimin e fortë të Serbisë për vazhdimin e dialogut, i cili, thotë ai, është e vetmja mënyrë për zgjidhjen e problemeve, por gjithashtu kujtoi se shqiptarët thonë se ata nuk duan të vazhdojnë dialogun.
Më tej ai shtoi se nëse ushtria e Kosovës formohet atëherë vendi do të reagojë.“Fati i Kosovës dhe i ushtrisë së saj nuk mund të mbetet peng i Serbisë” është shprehur pak ditë më parë presidenti Thaci. Kreu i shtetit , i ka dërguar një letër me sqarime ligjore për ushtrinë e Kosovës sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg. Thaçi shpjegon se ndryshimi i saj mund të bëhet vetëm me dy rrugë, e para ndryshimi i Kushtetutës me dy të tretat e votave të serbët të cilët të komanduar nga Serbia, e cila nuk e njeh Kosovën shtet nuk do të jepen kurrë për këtë qëllim.
Së dyti me propozimin për ndryshimin e ligjit ekzistues dhe shndërrimin e misionit e që mund të miratohet me një shumicë të thjeshtë të votash. Duke argumentuar përse ai e ndërmori këtë veprim, Thaçi thotë se Kosova duhet të sigurojë mbrojtjen e saj territoriale në një kohë që siç shprehet ai kaq shumë gjëra po ndryshojnë në mbarë botën dhe aktorë të rinj janë të etur për të zgjeruar ndikimin e tyre edhe në rajonin tone duke përmendur këtu Rusinë.
Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO