“Gjeneral, maleve pa bukë e pa ujë, ne do pimë vetëm gjak turku, gjak maqedonasi, arabi dhe shqiptari.” Këto vargje vijnë nga forcat speciale greke, LOK, të cilët teksa stërviten këndojnë marshe ushtarake, ndër të tjera, edhe antishqiptare. Video qarkullon në Youtube prej 15 Korrikut, dhe tashmë ka bërë xhiron e botës duke marrë mbi 80 mijë klikime.
Video e forcave speciale është komentuar më së pari nga mediat greke, të cilat thonë se vatra neonaziste që nxisin urrejtje ndaj fqinjvëve, janë krijuar në radhët e forcave ushtarake greke. Mediat greke vënë theksin se ajo që mbizotëron më së shumti, është urrejtja fetare.
Në videon e forcave speciale greke, dëgjohen ushtarët teksa thonë:
“Shën Sofia në Stamboll do të bëhet greke,” “Qiproja dhe Maqedonia janë Greqi”. Por ofendime dhe sharje lëshohen edhe ndaj Turqisë.
Në fakt një video e tillë me thirrje antishqiptare, nuk është hera e parë që bëhet publike. Edhe në vitin 2010 në festën kombëtare të Greqisë, në radhët e ushtarëve u kënduan marshe antishqitpare.
Linku i shkrimit origjinal ne nej nga mediat greke
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Video e forcave speciale është komentuar më së pari nga mediat greke, të cilat thonë se vatra neonaziste që nxisin urrejtje ndaj fqinjvëve, janë krijuar në radhët e forcave ushtarake greke. Mediat greke vënë theksin se ajo që mbizotëron më së shumti, është urrejtja fetare.
Në videon e forcave speciale greke, dëgjohen ushtarët teksa thonë:
“Shën Sofia në Stamboll do të bëhet greke,” “Qiproja dhe Maqedonia janë Greqi”. Por ofendime dhe sharje lëshohen edhe ndaj Turqisë.
Në fakt një video e tillë me thirrje antishqiptare, nuk është hera e parë që bëhet publike. Edhe në vitin 2010 në festën kombëtare të Greqisë, në radhët e ushtarëve u kënduan marshe antishqitpare.
Linku i shkrimit origjinal ne nej nga mediat grekeRedaksia Online
(Shqiptarja.com)





