
Forcat izraelite të mbrojtjes (IDF) kanë njoftuar se kanë rifituar kontrollin e plotë të kufirit të Gazës.
Zëdhënësi i Përgjithshëm i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, kundëradmirali Daniel Hagari, tha se ushtria ka rimarrë kontrollin e kufirit poroz të Gazës pasi terroristët e Hamasit hodhën në erë pjesë të gardhit kufitar gjatë sulmit të së shtunës në mëngjes.
"Ditën e fundit asnjë terrorist nuk ka hyrë nga gardhi. Trupat e inxhinierisë luftarake po punojnë për të minuar zonat", tha Hagari në një telefonatë me gazetarët.
IDF vlerëson se një numër i vogël terroristësh ende fshihen në territorin izraelit.
Lajmi kryesor:
Lufta në Izrael/ Masakër në Kfar Aza! Hamasi vrau 200 izraelitë, mes tyre 40 fëmijë! Disave u është prerë koka! Biden: Si ISIS, bota në rrezik! 1200 të vrarë, 200 pengje












