Ushtria izraelite ka urdhëruar banorët që jetojnë në 28 komunitetet afër kufirit me Libanin që të evakuohen.
Urdhri i 16 tetorit vjen në kohën e rritjes së shkëmbimit të zjarrit në kufi midis Izraelit dhe milicisë shiite të Hezbollahut të Libanit.
Urdhri për evakuim prek komunitetet që janë 2 kilometra nga kufiri. Grupi Hezbollah ka thënë se sulmet e shtuara janë paralajmërim dhe nuk nënkuptojnë që Hezbollahu ka vendosur që të hyjë në luftë me Izraelin.
Ky urdhër vjen një ditë pasi Shtetet e Bashkuara paralajmëruan për zgjerimin e mundshëm të konfliktit midis Izraelit dhe grupit militant palestinez të Hamasit.
Këshilltari për siguri kombëtare i SHBA-së, Jake Sullivan, deklaroi se ende ekziston rreziku që grupi militant Hezbollah ose Irani të përfshihen direkt në luftën e Izraelit me Hamasin.
Izraeli më herët ka deklaruar se mund të luftojë në dy fronte në rast të ndonjë sulmi të Hezbollahut. Konflikti midis Izraelit dhe Hamasit nisi më 7 tetor, pasi grupi militant nisi sulme të koordinuara nga toka, ajri dhe deti. Izraeli u kundërpërgjigj ashpër, duke bombarduar Rripin e Gazës.
Në këtë territor, ku jetojnë mbi 2 milionë palestinezë, autoritetet izraelite kanë paralajmëruar banorët që të evakuohen në jug të Gazës, mes paralajmërimeve për një sulm të mundshëm tokësor në Gazë./REL
S.S/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.2%
-
Vendos filtra
16.6%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 8055
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Antony Blinken mbërrin në Arabinë Saudite
5 Shkurt, 15:25
-
Rrëfimi prekës i ushtarit izraelit: Palestina duhet të jetë shtet, ata nuk kanë faj që na urrejnë
5 Shkurt, 14:31
-
Ligjvënësit republikanë propozojnë mbi 17 miliardë dollarë ndihma për Izraelin
5 Shkurt, 12:03
-
Ushtria e Izralit bën bilancin: Prej 7 tetorit janë goditur rreth 50 objektiva të Hezbollahut në Siri
4 Shkurt, 07:40
-
Lufta/ Hamasi i thotë ‘Jo’ marrëveshjes! Netanyahu: Do ta luftojmë derisa Hamasi të eliminohet! Bomba në një kopësht në Rafah, dy vajza të vrara
4 Shkurt, 06:45
-
Foto satelitore të Gazës para dhe pas sulmeve izraelite
2 Shkurt, 18:10
-
Netanyahu nuk gjen qetësi, sërish nën trysni për të pranuar marrëveshjen me Hamasin, por çfarë pritet të ndodhë?!
2 Shkurt, 16:33
-
Turqia arreston 7 të dyshuar për shitje të informacionit Mossadit të Izraelit
2 Shkurt, 12:33
-
Takimi me ambasadoren e Izraelit, Kurti shpreh ngushëllimet e tij për viktimat e sulmeve nga Hamasi: Izraeli ka të drejtë të mbrohet
1 Shkurt, 18:40
-
Biden: Po punojmë për paqe të qëndrueshme në Lindjen e Mesme
1 Shkurt, 18:20
-
Stamboll, i armatosuri pro Gazës merr peng 7 punonjës të një fabrike amerikane
1 Shkurt, 17:39
-
Zbulohet plani i Netanyahut për të ardhmen e Gazës, parashikohet krijimi i shtetit palestinez
31 Janar, 12:15