Ushtria mori në dorë Rinasin, Nishani thirrje Metës: Komandant, Rama po krijon juntën ushtarake

Ushtria mori në dorë Rinasin, Nishani thirrje Metës: Komandant, Rama po krijon juntën ushtarake

Ish-Presidenti Bujar Nishani ka reaguar pas vendimit që siguria e aeroportit të Rinasit të garantohet nga ushtria pas super grabitjes së 10 mln eurove. Nishani, aktualisht kryetar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike i kërkon presidentit Ilir Meta të reagojë si Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, pas vendimit që e cilëson anti kushtetues. "Vendimi i Kryeministrit dhe Ministrit të Mbrojtjes për të nxjerrë me angazhim policor njësi të Forcave të Armatosura ushtarake, jashtë misionit të tyre luftarak dhe pa një vendim të Parlamentit është një dhunim i rëndë i Rendit Kushtetues dhe prerogativë e sjelljes në modelin e një junte ushtarake" shkruan Nishani.

Postimi i plotë
Vendimi i Kryeministrit dhe Ministrit të Mbrojtjes për të nxjerrë me angazhim policor njësi të Forcave të Armatosura ushtarake, jashtë misionit të tyre luftarak dhe pa një vendim të Parlamentit është një dhunim i rëndë i Rendit Kushtetues dhe prerogativë e sjelljes në modelin e një junte ushtarake. Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë dhe ligjet e vendit lejojnë përdorimin e Ushtrisë vetëm në rastet e shpalljes së gjëndjes së jashtëzakonëshme, vetëm me vendim të Parlamentit dhe për një periudhë kohe të përcaktuar qartë. Kryeministri dhe Ministri i Mbrojtjes nuk kanë asnjë tagër kushtetues dhe asnjë kompetencë ligjore të lëshojnë një urdhër të tillë.

Si ish President i vendit i bëj thirrje Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, Komandantëve të Forcave përkatëse dhe atyre të njësive të caktuara, të mos bëhen pjesë e një cënimi të rëndë të Rendit Kushtetues dhe integritetit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë. FA nuk janë pronë dhe mekanizëm pushteti i një qeverie apo partie të caktuar politike në Shqipëri. Ligji përcakton qartë se çdo ushtarak duhet të refuzojë zbatimin e një urdhëri që është në kundërshtim të hapur me ligjin dhe Kushtetutën.

Çdo përfshirje në dhunimin e Rendit Kushtetues prej ushtarakëve përbën tradhëti të lartë. Presidenti i Republikës si Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura duhet të ketë një vokacion të lartë në parandalin e çdo akti që përfshin Ushtrinë në veprime që dhunojnë Rendin Kushtetues. Forcat e Armatosura të një vendi anëtar i NATO-s nuk mund të sillen e veprojnë nën shembullin e rregjimit bolivarian të Maduros. Dështimi i institucioneve politike për të organizuar dhe drejtuar mekanizmat kushtetues për ruajtjen e rendit publik dhe luftuar krimin e organizuar nuk mund të jenë justifikimi për dhunimin e rëndë të Rendit Kushtetues së vendit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ku ka flori!: 11/04/2019 17:33

    Kete ish in e ate qe eshte I ka zene data e vetingut e per cdo gje u duket sikur po instalohet junta qe eshte e pamundur ne nje vend antar te NATO s Eshte per te qeshur e per te qare se cfar mendjendriturisht " ka pasur e ka Institucioni me I larrte ne vend Vaj vatani e mjer mileti ,per ke shkoi e kush mbeti ,per partizen vdes I shkreti

    Përgjigju
  • Xlx: 11/04/2019 16:59

    Ik more kapter sido te vepronte qeveria ti do ta kundershtonje

    Përgjigju
  • Edi: 11/04/2019 16:27

    Ky Nishani qenka i rjedhur fare...Po kur ushtria perdoret per te shuajtur zjarret,ne raste termetesh,permbytjesh,apo ne raste te tjera emergjente (p.sh. terrorizmi) sic ndodh ne te gjithe boten edhe atje junta u instalokan??

    Përgjigju
  • Kapteri: 11/04/2019 15:58

    Me mend e tua o ISH me injorant ne bote populli nuk shkon as ne ha.e Ti boll more kot parate e popullit pa bere asgje kur ishe ,do te japesh mend tani qe nuk te llogarit njeri !!!! Te kane dhene nje pune tani ,rregullo nje here shtepine tende pd qe eshte ne ditet me te zeza e turpi I botes ( se per ate biologjike sec ja ke ditur radhen ) shkrie talentin e diplomes fallso qe ke marre eshte boll per ty se je gjysmak., mos shit kur nuk ti ble njeri

    Përgjigju
  • Labi: 11/04/2019 14:18

    Ky ja fut kot fare Po pse more i Pa fytyre cant keqe ka q r ket m kontrolle e t jet m i sigurt arroporti jon ..ore nishan je komolet skam fial ca t them i ke t gjitha t ligat

    Përgjigju
  • tini: 11/04/2019 14:12

    Rri urte se eshte turp qe ke qene president i vendit .Aeroporti Rinasit nuk eshte vetem civil por dhe pjese integrale e misioneve te NATOs or ish komandant i pergjithshem qe mos qofsh.Si do e nerrnin jete vendim Rama dhe Xhacka pa pyetur partneret *Mbi te gjitha me ate qe bdidhi qeveria ka te drejte kyshtetuese te mbroj objektet stradegjise se vecant or kapterr

    Përgjigju
  • Rrota: 11/04/2019 13:45

    Hahaha plasi lufta hahaha

    Përgjigju
  • Dridhe Like: 11/04/2019 13:28

    Po boll o Like Ziu se le nam me gerr-merr nuk shkon gjekundi,je larg shume Edi Rames e nuk e arrin dot ne asnje drejtim,e kjo te djeg shume ty dhe doktoreshes tende.

    Përgjigju
  • roni: 11/04/2019 12:24

    Ti o Nishan trap ishe e trap je.

    Përgjigju
  • Jari qe te can nishanin: 11/04/2019 11:59

    Po kur u bete komandare ju o te paudhe, njeri coban dhish e tjetri ulok.

    Përgjigju
  • Ushtari amerikan: 11/04/2019 11:33

    Rames bravo i qofte qe e mori nen kontroll aeroportin jo si ju jashteqitjet e kombit qe kerkoni gjak destabilitet rremuje.

    Përgjigju
  • Arben Metani: 11/04/2019 10:53

    Z. Nishani e gjithe kjo qe shkruan eshte furtune ne nje gote uji. Pikenisja filozofike juaja referuar rregullave te demokracise eshte thjeshte nje sofizem dhe kendveshtrimi juaj politik ai i nje populisti. Mundohuni me shume Z. Nishani te ndani interesat partiake tuajat nga ato kombetare. Eshte keshilla e nje miku qe ju njeh ne bankat e gjimnazit dhe shkolles se larte.

    Përgjigju
  • Fredi: 11/04/2019 10:46

    Pse c te keqe ka qe ushtria te ruajë aeroportin, apo jetojmë në parajsë ëngjëllore?! Ky eshte gjithashtu militant . Mjerë qe kemi patur e kemi presidentë, kryeministra e ministra militantë!

    Përgjigju
    • Lexues: 11/04/2019 14:10

      Te pakten ne aeroportet italiane ushtria eshte e pranishme..aeroportet jane objekte te rendesise se vecante keshtu qe mese e justifikuar prania e ushtrise

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë