Ushtria në Burkina Faso ka marrë kontrollin e gjithë aparatit shtetëror duke shpërndarë qeverinë dhe Parlamentin e më pas duke njoftuar edhe rrëzimin nga detyra të presidentit Blaise Compaore. Më herët ushtria njoftoi krijimin e një qeverie tranzicioni, por tha se presidenti do të vazhdonte të ishte në detyrë edhe për një vit. Kjo deklaratë nuk zbuti protestat popullore që kërkojnë largimin e presidentit që drejton vendin prej 27 vitesh.
Në krye të qeverisë së përkohëshme është vendosur numri dy i rojeve presidenciale, koloneli Isaac Zida, i cili mori përgjegjësinë për të siguruar qeverisjen demokratike të vendit.
Shefi i ushtrisë, Gjeneral Honore Traore, tha se qeveria e re zyrtare do të krijohet pas konsultave me të gjitha partitë politike dhe ata do ta udhëheqin vendin drejt zgjedhjeve brenda 12 muajve të ardhshëm. Traore shpalli gjithashtu edhe gjendjen e jashtëzakonshme dhe situatën e shtetrrethimit nga ora 19 e mbrëmjes deri në 6 të mëngjesit.
Mijëra protestues dolën në rrugët e Ouagadougou-t të enjten, me kërkesën për largimin e Presidentit Compaore, duke mësyrë në Parlament dhe duke i vënë zjarrin atij, si dhe duke shkatërruar televizionin shtetëror.
Rreth 30 persona mbetën të vrarë dhe të paktën 100 të tjerë u plagosën gjatë protestave kur forcat e sigurisë të shtetit afrikan u detyruan të hapnin zjarr ndaj turmës.
Blloku rajonal i Afrikës Perëndimore kishte njoftuar më herët se nuk do të pranonte asnjë marrje pushteti përmes mënyrave anti-kushtetuese, duke ushtruar presion diplomatik për të lënë Compaoren në pushtet. Protestat nisën pas përpjekjes së qeverisë për të kaluar një ndryshim kushtetues në Parlament, i cili do t’i lejonte 63-vjeçarit Compaore të rizgjidhej sërish vitin e ardhshëm.
Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO