Pas çlirimit të qytetit Damasak në Nigeria, ushtria ka gjetur 70 trupa të pajetë.

Kjo masakër është shkaktuar nga pushtimi i qytetit nga militantët e grupit terrorist Boko Haram.

Trupat pothuajse janë dekompozuar plotësisht dhe shumica e tyre janë të masakruar.

Autoritetet bëjnë të ditur se pas vrasjes militantët i kanë hedhur trupat e 70 viktimave poshtë një ure në një nga rrugët kryesore jashtë qytetit.

Disa prej tyre i kishin kokat e prera plotësisht. Që në vëzhgimin e parë të trupave, kuptohet se vrasja është kryer kohë më parë, edhe pse ajri i thatë i shkretëtirës mund të dekompozojë më lehtësisht trupat e pajetë.

Grupi terrorist Boko Haram ka vrarë mijëra njerëz në 6 vjet të kryengritjes së tyre, me qëllim krijimin e kalifatit islamik në verilindje të Nigerisë.

Qyteti Damasak u pushtua prej tyre në nëntor të 2014, por është marrë nën kontrollin e autoritetve me ndihmën e ushtrisë së cadit të shtunën e shkuar.

Presidenti i vendit Goodluck Jonathan është kritikuar se nuk ka bërë sa duhet për të luftuar këtë grup terrorist.

Redaksia online
(o.b/shqiptarja.com)