TIRANË – Kampionati i Futbollit i Forcave të Armatosura, një kampionat tërësisht “ushtarak” ka nisur sot në Tiranë,  sipas traditës të nisur tashmë dhe që do të zgjasë deri të premten.
 
Në të janë përfshirë 8 ekipet më të mira të futbollit nga Forcat Tokësore, Forcat Ajrore, Forcat Detare, Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes, Brigadën Logjistike, Brigadën e Mbështetjes Rajonale, Policinë Ushtarake dhe Regjimentin e Mbështetjes.
 
Kampionati nisi me demostrimin e grupit të karatesë së fëmijëve të ushtarakëve dhe grupin e tyre të këngës për të vazhduar me ndeshjen e parë midis ekipit të Forcës Detare dhe ekipit të Komandës së Doktrinës.
 
Në këtë kampionat janë aktivizuar mbi 100 futbollistë që të gjithë efektivë ushtarakë dhe civilë të Forcave tona të Armatosura.
 
Sot, krerët më të lartë të ushtrisë shqiptare, që nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Jeronim Bazo, kryetari i Komitetit Olimpik Shqiptar, z. Viron Bezhani, komandantët e Forcave, gjeneralë, ushtarakë etj morën pjesë në ceremonë e hapjes të këtij Kampionati, ku fjalën e rastit e mbajti kreu i Operacioneve dhe Stërvitjes, kolonel Idriz Haxhia.

fa  
Redaksia online
(ar.sh/Shqiptarja.com)