Ushtria shqiptare ka nxjerrë gati gjysmën e Shqipërisë në shitje. Janë plot 1.2 milionë metra katrorë reparte ushtarake, baza të rëndësishme si ajo e Bisht Pallës apo kalaja e Ali Pashës, tunelet e nëndetëseve, Shkolla e Bashkuar, Shkolla e Marinës e Spitali Ushtarak që do t’i jepen privatëve.
Eksponentë në opozitë e kanë denoncuar si një batërdi me pronën publike qe po u jepet apo u është dhënë biznesmenëve të afërt me qeverinë dhe Kryeministrin Berisha nga ministri i Mbrojtjes Arben Imami.
Ky operacion po realizohet përmes planit të rishpërndarjes që nxjerr nga inventari i Ministrisë, asetet me të çmuara dhe pjesën më të bukur të bregdetit. Në listë janë edhe periferitë urbane të Tiranës, Durrësit, Korçës, Elbasanit, Shkodrës duke vijuar në bregdet me bregun e Kurbinit, Durrësit, Kavajës, Fierit, Vlorës, Novosela, Narta, Zvërneci, Pusi i Mezinit, Kanina, Uji i Ftohtë, Rradhima, Orikumi, Karaburuni; më tej në Bregun e Diellit-nga Palasa, Jala, Porto Palermo, Himara, Lukova, Lëkursi, Ksamili! Vetëm në Karaburun janë mbi 160 mijë metër katrorë, duke përfshirë Ravenën, Kepin e Gjuhëzës apo edhe depot në Orikum. Ndërsa në Palasë janë mbi 20 mijë metra katrorë.
(shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com