Ushtria ruse nën trysni, përpiqet të rekrutojë mercenarë të huaj

Ushtria ruse nën trysni, përpiqet të rekrutojë mercenarë të huaj

Moska vendosi këtë javë të zgjerojë kapacitetet e saj ushtarake, një tregues i mbingarkesës me të cilën po përballet ushtria ruse në vitin e tretë të sulmit në shkallë të gjerë kundër Ukrainës.

Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Ricardo Marquina, analistët thonë se mbështetja e përkrahjes për mobilizimin dhe faktorë të tjerë, po e shtyjnë Rusinë të kërkojë mercenarë nga vende të tjera.

Më 16 shtator, Presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi një dekret për të rritur ushtrinë me 180 mijë trupa shtesë, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 2.38 milionë ushtarë, forca e dytë më e madhe në botë pas Kinës.

Zyrtarët e Kremlinit thonë se vendimi u mor për shkak të sulmit në shkallë të gjerë kundër Ukrainës, por edhe si kundërpërgjigje ndaj asaj që Moska e cilëson si “kërcënim” nga NATO-jt në krahut të saj perëndimor.

Dy vjet më parë Rusia shpalli një mobilizim masiv që solli 300 mijë trupa në ushtrinë e saj. Por analistët thonë se këtë herë, udhëheqësit rusë duhet të provojnë një rrugë tjetër.

“Mobilizimi i thirrur nga Presidenti Putin krijoi mjaft pakënaqësi brenda Rusisë. Rusia ka rekrutuar nga vende të tjera si India, Nepali, Indonezia. Ajo që dimë nga informacionet publike është se këta njerëz janë zakonisht të papunë, që kanë nevojë për stimuj financiarë”, thotë Natia Seskuria nga Instituti Mbretëror i Shërbimeve të Bashkuara.

Raportimet nga mediat e pavarura, duke përfshirë agjencitë ‘Moscow Times’ dhe ‘Kyiv Independent’, zbulojnë se agjentët u kanë premtuar paga relativisht të larta personave që kanë moshën e duhur për të luftuar nga vende si Sri Lanka, Indonezia, India dhe Nepali. Kremlini kurrë nuk ka konfirmuar, apo mohuar këto praktika.

Raportet thonë se të rekrutuarit jashtë vendit nuk do t’u bashkohen forcave mercenare si grupi ‘Wagner’, por ushtrisë së rregullt ruse.

“Nga këndvështrimi i tyre, ata duhet të fitojnë luftën dhe të arrijnë objektivat e tyre ushtarake, qëllimet e tyre të luftës. Mënyra më e mirë për ta bërë këtë është të angazhojnë mercenarë me kosto të ulët nga vendet e pazhvilluara që janë të gatshëm të luftojnë dhe vdesin përkrah rusëve”, thotë Mark Hannah nga Instituti për ÇështjetGlobale.

Numri i viktimave në këtë luftë po vazhdon të rritet. Gazeta ‘Wall Street Journal’ njofton se numri i përgjithshëm i ushtarëve dhe civilëve të vrarë ose të plagosur nga të dyja palët tashmë ka arritur në një milion. Burimet perëndimore të zbulimit thonë se 600 mijë prej tyre janë nga radhët e forcave ruse./VOA

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me të paktën 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me të paktën 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar