Ushtria ruse sulmon me 21 dronë dhe 3 raketa Ukrainën

Ushtria ruse sulmon me 21 dronë dhe 3 raketa Ukrainën

Foto ilustruese

Rusia ka lëshuar 21 dronë dhe 3 raketa lundruese gjatë natës në Ukrainë, thanë Forcat Ajrore ukrainase më 29 nëntor, duke shtuar se të gjithë dronët dhe dy raketa janë shkatërruar para se të arrinin cakun.

Dronët Shahed, të prodhimit iranian, janë lëshuar drejt rajonin Hmelnitski, dhe jugu i Ukrainës është sulmuar me raketa, thanë Forcat Ajrore përmes një postimi në Telegram. Në rajonin Hmelnitski gjendet një bazë ajrore.

Edhe pse nuk është shkatërruar, raketa e tretë “nuk arriti” cakun, thanë Forcat Ajrore, pa dhënë detaje të tjera. Nuk ka pasur raportime për dëme të shkaktuara nga rënia e dronëve të shkatërruar dhe raketave.

Të mërkurën (29 Nëntor), Ministria ruse e Mbrojtjes tha se një fregatë e Flotës së saj të Detit të Zi lëshoi katër raketa lundruese ndaj infrastrukturës ushtarake në Ukrainë, por nuk është e qartë se kur ndodhi ky sulm. Shpesh, Ministria e Mbrojtjes së Rusisë lëshon me vonesë informacione për sulme të caktuara, raporton Reuters.

Marina e Ukrainës tha se tri raketat lundruese të Rusisë u lëshuan nga rajoni Herson, që gjendet në afërsi të Detit të Zi, zonë që është nën kontrollin rus që kur Moska nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës 21 muaj më parë.

Ndërkaq, në një njoftim të ndarë, kryetari i Moskës, Sergei Sobyanin, tha se kryeqyteti rus u sulmua me dron mëngjesin e 29 nëntorit. Megjithatë, ai tha se droni ukrainas u rrëzua nga mbrojtja ajrore ruse mbi Podolsk, rreth 45 kilometra në jug të Moskës. Autoritetet ruse nuk raportuan për dëme apo viktima.

 

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Pulja/ Nervozizmi tradhton korrierin shqiptar, i sekuestrohen 17 kg kokainë në makinë! Pakot me figurë demi, vlera 2 mln euro, pranga 50-vjeçarit

Pulja/ Nervozizmi tradhton korrierin shqiptar, i sekuestrohen 17 kg kokainë në makinë! Pakot me figurë demi, vlera 2 mln euro, pranga 50-vjeçarit