Ushtria serbe, udhëhiqet nga të
akuzuarit për krime lufte në Kosovë

Ushtria serbe, udhëhiqet nga të<br />akuzuarit për krime lufte në Kosovë
Ushtarakë dhe pjestarë sigurimi që kanë marrë pjesë në luftë në Kosovë janë në hierarkinë e lartë të Ushtrisë Serbe. Presidenti i Serbisë, Boris Tadic, kishte emëruar shef të ushtrisë së Serbisë gjeneralin Lubisa Dikovic, i cili ka udhëhequr ushtrinë serbe gjatë kohës së luftës në Drenicë, në të cilin rajon ushtria dhe policia serbe kreu krimet më të tmerrshme në Kosovë. Tani Nikoliç ka zgjedhur Momir Stojanoviç, dikur kryeshef i Agjencisë Ushtarake të Sigurisë. 

Edhepse sipas marrëveshjeve, kontrolli i forcës do duhej t’i lihet opozitës, Partia Përparimtare e presidentit serb Tomisllav Nikoliq, si më e madhja në Këshillin për mbrojtjen dhe sigurinë e Serbisë, ka përfshirë edhe gjeneralin e kompromituar Momir Stojanoviç, dikur kryeshef i Agjencisë Ushtarake të Sigurisë, shkruajnë mediat e Kosovës duke cituar gazetën Blic.

Stojanoviç, operativist në Kosovë gjatë viteve ‘90, në debatet parlamentare menjëherë është prezantuar si kundërshtar i ndryshimeve të 5 tetorit në Serbi dhe aksionit “Sabla” (Shpata) gjatë arrestimeve për përzierje në atentatin kundër kryeministrit Zoran Gjingjiç.

Sipas gazetës, këshilli, puna e të cilit është që parlamenti merret me ushtrinë dhe policinë, të zbatojë kontrollin demokratik të institucioneve të cilat nuk janë reformuar sa duhet për shkak të kundërshtimit të shërbimeve të sigurisë dhe shtresimeve të errëta nga e kaluara, plotësisht është në duart e partive qeverisëse.

Në mesin e katër anëtarëve të Këshillit nga Partia Përparimtare është edhe Milovan Drecun, gazetar i dikurshëm i RTS, cili në fund të viteve ‘80 dhe 90 është dalluar me “raporte patriotike” për separatizmin në Kosovë, pohon gazeta Blic. 

Gjenerali i pensionuar Stojanoviç në krye Agjencisë ushtarake të sigurisë ka trashëguar mentorin e tij Aca Tomiç, i cili ndenji një muaj e gjysmë në burg gjatë aksionit “Sabla”, ndërsa mbeti në krye të shërbimit githnjë derisa në një intervistë zbuloi sesi sipunët serbë ishin infiltruar në të gjitha organizatat e Kosovës të cilat kishin për qëllim “krijimin e Shqipërisë së madhe:”.

“Aspiratat separatiste të shqiptarëve dhe muslimanëve në Sanxhak deri më sot kanë mbetur një nga preokupimet kryesore publike të gjeneralit Stojanoviq.

Gjatë debatit në parlament më 26 korrik me rastin e debatit për ekspozenë e mandatarit, Stojanoviq dënoi aksionin “Sabla” dhe “ndryshimet e 5 tetorit”,duke thënë se “për të gjitha të këqijat në këtë vend fajtore janë ndryshimet e 5 tetorit dhe ata që kanë ardhur mbi dallgët e ndryshimeve të 5 tetorit”.

/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi