Ushtria ukrainase godet me 2 raketa amerikane bazën ruse, mbi 60 të vrarë

Ushtria ukrainase godet me 2 raketa amerikane bazën ruse, mbi 60 të vrarë

Foto ilustruese

Të paktën 60 trupa ruse janë vrarë në një kamp ushtarak të ngritur në Ukrainën lindore, pasi ushtria ukrainase e goditi me dy raketa.

BBC shprehet se trupat ishin mbledhur në rajonin e Donetsk për mbërritjen e një komandanti të lartë.

Sulmi është konfirmuar dhe nga zyrtarë rusë por janë cilësuar si të ekzagjëruara shifrat e dhëna për humbjet e jetëve.

Sulmi thuhet se ndodhi disa orë përpara se presidenti rus Vladimir Putin të takohej me ministrin e tij të mbrojtjes Sergei Shoigu.

Në takim, z. Shoigu theksoi sukseset ruse në disa zona të Ukrainës dhe foli për pushtimin e qytetit Avdiivka , por nuk përmendi incidentin e rajonit të Donetsk.

Mediat shprehen se ushtarët të cilët u vranë, po prisnin mbërritjen e gjeneralmajor Oleg Moiseyev, komandant i Ushtrisë së 29-të të rajonit ushtarak Lindor, në një zonë stërvitore pranë fshatit Trudovske.

Në një video të publikuar, një ushtar që i mbijetoi incidentit tha se komandantët e brigadës i kishin urdhëruar efektivët të qëndronin në një fushë të hapur.

Në ato momente ata u goditën nga dy raketa të lëshuara nga sistemi i lëshimit HIMARS i prodhuar në SHBA.

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

112-vjetori i Pavarësisë/ Basha: Urime datën më të rëndësishme të identitetit tonë kombëtar! Nderim atyre që luftuan për liri dhe bashkim

112-vjetori i Pavarësisë/ Basha: Urime datën më të rëndësishme të identitetit tonë kombëtar! Nderim atyre që luftuan për liri dhe bashkim