Ushtrime dhe këshilla dietike
nga “Goodmornig Fitness”

Zgjimi çdo mëngjes në ekranin e A1 Report, edhe sot në “Goodmorning Fitness”, erdhi duke i dhënë teleshikuesve të gjitha instruksionet për programet e fitness-it.

Në këtë puntatë, instruktorja Dorina Mema, vijoi me ushtrimet për të zgjuar të gjitha muskujt për t`i stërvitur ato një nga një.

Duke i demostruar ushtrimet e çdo muskuli në mënyrë të kuptueshme për t`u ndjekur nga të gjithë ata që duan të mbajnë trupin në formë, instruktorja Mema dha dhe këshillat e saj për të ndjekur një dietë të caktuar.

GOODMORNING FITNESS

Ajo tha se me dietë duhet të kuptoni se sa litra ujë duhet të konsumoni në ditë. E këshillueshme është që në dietën tuaj të pini dy deri në tre litra ujë.

Në bazë të grupit tuaj të gjakut duhet të ndiqni atë dietë duke u bërë kështu doktor i vetes. Kështu karbohidratet nuk duhet të kosumohen mbasdite. Në mëngjes nuk duhet kursesi të filloni me konsumimin e proteinave.

GOODMORNING FITNESS

Çdo ditë do të ketë në puntatat e “Goodmorning Fitness” dieta të veçanta të cilat do t`ju ndohmojnë nga ekrani i A1 Report të keni trupin që ju keni dëshiruar gjithmonë. Redaksia Online (m.z/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

VKM/ Krijohen dy programe të reja për mbështetjen e të rinjve! Muzhaqi: Do bashkëdrejtojnë me kryetarët e bashkive

VKM/ Krijohen dy programe të reja për mbështetjen e të rinjve! Muzhaqi: Do bashkëdrejtojnë me kryetarët e bashkive