Ushtrimet, ja si mund të humbësh
 peshë duke qëndruar në shtëpi

Ushtrimet, ja si mund të humbësh<br /> peshë duke qëndruar në shtëpi
Ndodh shpesh që të mos kemi kohë për të vajtur në palestër, dhe pyesim veten ç’farë ushtrimesh mund të bëjmë në shtëpi për të hequr dhjamin e tepërt. Një nga yjet e Hollivudit Ramona Braganza, jep këshillat që mund t’ju ndihmojnë për të rënë në peshë, metoda që sipas saj janë përdorur nga aktorët dhe modelet për të mbajtur trupin në formë.
 
Patinazhi
Digjni 425 kalori në 30 minuta.  Patinazh nuk do të thotë që të dalësh në rrugë, por mund të lëvizësh dhe në shtëpi. Patinazhi është i pari në listë persa i përket djegies së kalorive. Djegia e madhe e kalorive ndodhë nga lëvizjet e sforcuara të muskujve për të ruajtur balancën. Për rezultat më të mirë: Beni patinazh duke alternuar një minutë me me shpejtësi dhe një minutë patinazh të qetë.

Vrapi
Digjni 374 kalori në 30 minuta. Trupi tipik i një vrapuesi është pa dhjamë dhe i lëmuar. Djegia me e madhe e kalorive gjatë vrapit ndodhë në muskujt e këmbës por mos harroni të lëvizni duart që të përfitoni djegie maksimale në të githë trupin tuaj. Për rezultat më të mirë: Alternoni intervalet e vrapit me shpejtësi dhe me ngadalë, ose vraponi nëpër dhoma pa ndaluar.
 
Hedhja në lita
r
Digjni 340 kalori në 30 minuta. Ky është një nga ushtrimet e preferuar të boksierëve profesionistë për t’u stërvitur. Për rezultat më të mirë: Ndryshoni shpejtësinë nga shpejt-ngadalë dhe stilin e të hedhurit me një ose dy këmbë herë pas here.
 
Tenisi
Digjni 272 kalori në 30 minuta! Mos mendoni se tenisi është një lojë që luhet me një kundershtar dhe nuk mund ta praktikoni. Mjafton të gjeni një mur të lartë dhe mund të praktikoheni mjaft mirë. Edhe praktika kundër murit ju ndihmon shumë pasi duhet të vraponi të merrni topin që nuk arrini ta kapni dot me raketën tuaj. Për rezultat më të mirë: Qëndroni 10 metra larg murit që të sforcoheni më shumë kur gjuani.

Kërcimi
Digjni 221 kalori në 30 minuta! Kërcimi mbase mund ete mos jetë ushtrim për djegie kalorish por ama është mjaftueshëm i mirë dhe argëtues. Mjafton të filloni kercimin me këngë që ju inspirojnë të kërceni akoma më shumë.

Ecja
Në fakt “Ecja” është ajo që bëri këtë listë. Ecni sa më shumë dhe më ritme të ndryshme. Për rezultat më të mirë: Gjate ecjes mbani krahët lart sikur po vraponi. Ju ndihmon të aktivizoni me shume muskuj.

Alpinizmi
Nuk bëhet fjalë për alpininizem në male. Bëhet fjalë për ushtrimet që alpinistat përdorin për tu stervitur. Mjafton të kerkoni informacion  në internet për llojet e ushtrimeve të alpinistëve dhe do të gjeni githshka ju duhet për ti praktikuar edhe juve.


Dietologët
Arsyet pse nuk po humbni peshë
 
Nëse nuk i humbni kilogramët e tepërt, mos fajësoni metodat ose dietet që nuk bëjënë efekt. Sipas dietologes amerikane Sangeeta Kashyap, kur nuk bini në peshë është faji i personal i secilit. Ajo rednit disa arsye mes të cilave  është dhe ngrënia e ushqimeve të përpunuara.

“Fruta, perimet, dhe drithërat nuk duhen konsumuar në sasi të mëdha pasi kanë anti-inflamator që ndalon djegjen në disa raste. Konsumoni aq sa thuhet në dietë ose aq sa ju këshillon mjeku juaj dietolog”, - thotë Kashyap. Një tjetër arsye është dhe ngrënia e yndyrnave të gabuara. Sipas dietologëvetrupi nuk reagon për të gjitha yndyrnat në të njëjtën mënyrë. Hulumtimet kanë treguar se konsumimi i mishit dhe qumështit në sasi të mëdha nuk jep efekt në rënien nga pasha.
 
Studimet
Të lësh cigaren nuk është e pamundur
Shumë nga duhanpirësit që kanë provuar të lënë cigaren të paktën për disa ditë ja kanë dalë, të heqin dorë nga duhanpirja. Shfrytëzoni dhe motivohuni nga ligjet anti-duhan, -këshillojnë eksprtët- për të hequr dorë përfundimisht nga “vetvrasja”.

“Ndoshta një lajm i fundit që ndalohet pirja e duhanit mund të përmirësojë shëndetin tuaj mendor që është një tjetër arsye për të ndaluar”, - thonë ekspertët. Tërheqja Nikotina mund t’ju bëjë të ndieheni të shqetësuar, nervoz, të frustruar, pa gjumë, - por këto gjëra do të kalojnë dhe ju shpejt do të filloni të ndjeheni të mirat e lënies së cigars, që nga anak ekonomike por mbi të gjitha për shëndetin tuaj.
 
Për mendjen dhe trupin
Salmoni
Salmoni është një ushqim që të rrit humorin. Salmoni përmban acide yndyrore “DHA” dhe magnez, i cili ka një efekt zbutës dhe ndihmon presionin e ulët të gjakut. Salomi këshillohet dhe për mbajtjen e trupit në formë nga shumë studime
 
Sallata
Salat mediterane përmban, lakër jeshille, qepë të kuqe, kastravec etj. Këto produkte kanë vitaminë C dhe acid, të cilat nuk lejojnë që trupi të fryhet. Natrium dhe kalciumi që gjenden në sallatë jeshille ndihmojnë në mbajtjen e lëngjeve të trupit tuaj në ekuilibër.
 
Përzierja
Bananja dhe manaferra të përziera me qumësht janë lëngu më i mirë për konsumuar në mëngjes. Manaferra sips studimeve rrit humorin ndërsa lëngu i bananas ka kaloritë e duhura për të mos shtuar në peshë. Të dy frutat kanë acid që “luftojnë” yndyrnat
 
Molla
Mjekët e këshillojnë mollën si një frut i cili nuk lejon që lëkura të plaket shpejt. Gjithashtu molla këshillohet për mbajtjen e trupit në formë. “Shikoni futbollistët, e konsumojnë gjithmonë një kokërr mollë në ditë”, - thonë stujuesit.

Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 28 Mars 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Makina me turistë kthehet përmbys pasi bie në kanalin e Butrintit, dy persona të plagosur! Njëri në gjendje kritike

Makina me turistë kthehet përmbys pasi bie në kanalin e Butrintit, dy persona të plagosur! Njëri në gjendje kritike