Kapja dhe arrestimi i 34-vjeçarit u krye mëngjesin e sotëm në Portin e Vlorës, për arsye se pasi është kthyer nga Italia nëpërmjet tragetit "European Voyager", gjatë procedurave të kontrollit për verifikimin e gjeneraliteteve të tij në sistemin TIMS, ka rezultuar person i shpallur në kërkim për "Dhunë në familje".
34-vjeçari është dënuar për këtë vepër penale me 1 vit e 8 muaj burg.
Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com