Uthulla, Jo vetëm një
përbërës në gatim

Uthulla, Jo vetëm një<br />përbërës në gatim
TIRANE- Stina e pranverës është sinonim i pastërtisë. Dielli hyn në shtëpi,dhe pluhuri bëhet gjthnjë e më I dukshëm. Bashkë me shfaqjen prepotente të pluhurit shtohet edhe dëshira për ta eliminuar sa më parë nga shtëpia. Por nganjëherë mjaftojnë disa substance natyrale për të pastruar më shpejt se cdo pajisje tjetër. Kështu për të pastruar dhe rinovuar mund të përdorim uthullën e cila është një produkt që rrjedh nga vera dhe për pasojë konsiderohet një acid relativisht I dobët. Kjo karakteristikë e saj mund të përdoret për të hequr kalkaret sidomos tek rubinetat, për të zbutur rrobat gjatë larjes, mjafton t’I shtosh një lugë zbutësit që përdor), për hequr yndyrën; nëse përdor uthullën e mollën mund të shmangësh edhe erërat e këqija, duke e shndërruar në një deodorant shumë të mirë. Ndonëse nuk është një dezinfektant I vërtetë, uthulla eliminon shumë lloje bakteriesh që nuk jetojnë dot në ambjente me acid. Uthulla pastron xhamat e ndotura nga insektet dhe për shkak të erës që i ka mban larg ato. Si përdoret? Mbush një shishe me spruzo me ¾ ujë të ngrohtë dhe ¼ uthull dhe përdore këtë solucion për të pastruar mobiljet prej laminate: nëse solucionit i shton edhe disa pika vaj eukallipti apo menteje mund të ta përdorësh si dezinfektant që jo vetëm pastron por lë edhe një aromë të mirë. Vetëm me uthull të pastër mund të pastrosh frigoriferin, i cili më pas lahet me ujë e sodë. Uthulla është ideale edhe për të shkëlqyer sobat e celikut. Por edhe tapetet mund të pastrohen fare mirë me uthull të tretur në ujë. Falë këtij trajtimi ngjyrat theksohen dhe gjallërohen.
(Marre nga e perjavashmja" Fundjava" e gazetes Shqiptarja.com)
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    6 muaj mungesë në Kuvend për shkak të arrestit, a duhet t'i hiqet mandati Berishës?



×

Lajmi i fundit

Gjenocidi ndaj çamëve, Admirina Peçi në 'Frontline': Projekti lindi që në 1844! Veliu: Masakra ishte shtetërore, 6000 veta humbën jetë gjatë luftës

Gjenocidi ndaj çamëve, Admirina Peçi në 'Frontline': Projekti lindi që në 1844! Veliu: Masakra ishte shtetërore, 6000 veta humbën jetë gjatë luftës