TIRANE - Në dy vjetorin e ngjarjes së 21 janarit, ku janë vrarë përballë kryeministrisë 4 demonstrues të pafajshëm, ka reaguar Zabit Deda, vëllai i njërit prej viktimave, Hekuran Dedës. Ai shpjegon për gazetën Shqiptarja.com, se vrasja do zbardhet vetëm pasi të ikë kjo qeveri dhe Berisha pasi është ai që urdhëron drejtësinë për ta bllokuar.
Po mbushen dy vjet nga vrasja e vëllait tuaj, asnjë përgjigje nga ana e drejtësisë. Si e shihni këtë zvarritje?
Po bëhen dy vjet nga vrasja e vëllait tonë dhe asnjë gjë e re nuk po del në dritë, që autorët të vihen përballë ligjit. Kriminelët dhe ata që duhet të jenë brenda dyerve të burgut janë jashtë dhe bredhin rrugëve. Këtë qeveri po e sheh gjithë bota se çfarë po bën dhe si po e bllokon këtë çështje, jo më ne. Nuk po zbardhet e vërteta që të dalin qartë autorët e vrasjes së vëllait tonë dhe tre të tjerëve më 21 janar. Madje nuk shkojmë dot të marrim dhe një certifikatë, pasi sillen sikur jemi ne kriminelët dhe jo ata.
Shpresoni për një zbardhje të shpejtë dhe vendim të drejtë?
Vetëm nëse ikën kjo qeveri ne kemi shpresë që mund të zbardhet çështja dhe përgjegjësit të vihen para drejtësisë. Ky që qeveris tani, nuk është kryeministri i Shqipërisë.
Keni besim tek drejtësia shqiptare?
Nuk kemi besim, pasi e kanë zvarritur dy vjet pa zbardhur këtë çështje. Marrin urdhër nga kryeministri, varen nga ai. Kemi bërë shumë gjyqe, nga paditësi Fatos Skeja dhe na nxjerrin ne fajtorë. Si ka mundësi që hem të vrasin dhe hem të nxjerrin fajtor, sikur ne kemi bërë krim. Nuk na jepet asnjë e drejtë, asnjë drejtësi, as në gjykatë dhe as kurrkund.
Ambasadorët e rëndësishëm kanë kërkuar zbardhjen e ngjarjes?
Ambasadorët kanë qenë vërtetë në mënyrë publike në mbështetje të zbardhjes së vrasjes së 21 janarit ku u vra dhe vëllai jonë. Prej të huajve faleminderit për interesimin, pasi ambasada e SHBA dhe të tjerat, FBI etj., i kanë nxjerrë që në fillim të vërtetat, por këta duan të zhdukin provat, të zhdukin krimin. Më mirë ta gjykojnë të huajt, ne jemi shumë dakord.
Do ta ndiqni më tej nëse nuk jepet drejtësi?
Ne do ta ndjekin deri më Strasburg, do shesim gjithçka, që nga shtëpitë e gjithçka dhe nuk do ta lëmë pa e zbardhur çështjen.
Po qëndrimin e opozitës si e vlerësoni, më 21 do të përkujtohet?
Opozita nuk ka asnjë gjë në dorë, ajo ka bërë çfarë ka pasur në dorë.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com, 20 janar 2013
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com