Kryetari i Bashkisë së Poliçanit, Adriatik Zotkaj, reagon mbas arrestimit të të vëllait për trafik lëndësh narkotike.
 
I kontaktuar nga Shqiptarja.com, Zotkaj tha se nuk kishte dijeni të mëparshme për ngjarjen, ndaj nuk mund të pranohet asnjë përfolje e tij për bashkëpunim.
 
Ai u distancua nga ngjarja dhe kërkoi që drejtësia të zbardhë ngjarjen.
 
“Nuk ka të drejtë njeri të më akuzojë për bashkëpunim, pasi vëllai im është në moshë madhore dhe është i përgjegjshëm për veprimet që bën përpara ligjit. Përgjegjësinë legale janë të ndara. Drejtësia të zbardhë ngjarjen dhe kur të dalë e vërteta në dritë, secili të bëjë komentet e tij”,-tha Adriatik Zotkaj për Shqiptarja.com. 

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)