Vaçe Zela rikthehet ndër
këngë, foto dhe kujtime

Vaçe Zela rikthehet ndër<br />këngë, foto dhe kujtime
TIRANE- U largua nga jeta një vit më parë, por Vaçe Zela prapë di të rikthehet. Mjafton të dëgjosh një këngë të regjistruar të saj, mjafton vërtet për ta ndjerë pranë. Vaçe Zela ndërroi jetë në Bazel të Zvicrës në moshën 75-vjeçare, duke hyrë data 6 janar 2014, rreth orës 01:20. Shuarja e yllit të këngës shqiptare solli befas dhimbjen, trishtimin e nostalgjinë e thellë tek të gjithë shqiptarët.

Pak ditë më vonë me një nga ceremonitë më madhështore të bëra ndonjëherë për personalitetet shqiptare dhe me lule të bardha e këngë u nderua në tokën shqiptare, Vaçe Zela, në diten e lamtumirës për në banesën e fundit. Me duartrokitje dhe me lot në sy, u përcoll trupi i pajetë i këngëtares së madhe shqiptare, nderësa jehona e zërit ët saj pushtoi Tiranën.

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf