Vaji i kokosit, zvogëlon rrezikun e
sëmundjeve të zemrës për 4 javë

Vaji i kokosit, zvogëlon rrezikun e<br />sëmundjeve të zemrës për 4 javë<br>
Vaji i kokosit është vlerësuar si super ushqim, është akuzuar për yndyrën e saturuar, lavdëruar për përdorim si produkt i bukurisë, dhe i përgojuar për përmbajtjen e kalorive. Kur është fjala për këtë vaj, bota thjesht nuk di çfarë të mendojë!

Sidoqoftë, studimet e fundit nga hulumtuesit e Universitetit Cambridge kanë zbuluar se vaji i kokosit faktikisht mund ta zvogëlojë rrezikun e sëmundjeve dhe sulmeve të zemrës kur konsumohet çdo ditë për vetëm katër javë.

Si pjesë e serisë ‘Trust Me I am a Doctor’, profesori Kay-Tee Khaw dhe profesoresha Niti Forouhi kishin rekrutuar 94 vullnetarë të moshës mes 50 dhe 75 vjet, prej të cilëve asnjëri nuk kishin pasur histori me probleme të zemrës apo diabet.

Ata i kishin ndarë pjesëmarrësit në tri grupe dhe u kishin kërkuar t’i konsuminin nga 50 gramë vaj kokosi, vaj ulliri apo gjalpë pa kripë çdo ditë për katër javë.Sipas shkencëtarëve, ata të cilët kishin konsumuar vaj kokosi kishin pasur rritje të niveleve të HDL-së (kolesterinës së mirë) me një rritje mesatare prej 15 për qind.

Kjo ka bërë që shkencëtarët të bien në konstatim se vaji i kokosit mund t’i zvogëlojë shanset e sëmundjeve dhe sulmeve të zemrës./Telegrafi 

Redaksia Online
A.Gj/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Akuzat ndaj kryeministrit Rama dhe familjarëve të tij, Kulluri për deklaratën e Ivi Kasos: PD ka hyrë në një cikël idiotësie dhe imoraliteti

Akuzat ndaj kryeministrit Rama dhe familjarëve të tij, Kulluri për deklaratën e Ivi Kasos: PD ka hyrë në një cikël idiotësie dhe imoraliteti