Një vajzë 10-vjeçare i ka çuditur të gjithë me listën e saj të dëshirave për Krishtlindje.
Babai i saj ka postuar në Twitter listën e saj me mbishkrimin: “Vajza ime 10-vjeçare duket të ketë dalë nga mendja e saj me këtë listë të Krishtlindjeve”.
Sipas "Mirror", në listën me 26 dëshira përfshihet një Apple, iPhone 11, kufjet AirPod dhe laptop të ri MacBook Air.
Në listë gjithashtu kishte kërkesa si veshje, make-up apo një lepur të vërtetë.
Ajo kishte kërkesa edhe për një çantë “Chanel”, parfum, stoli dhe veçanërisht një vaj esencial, që tërhoqi shumë vëmendjen e njerëzve.
Postimi i listës në Twitter u pëlqye aq shumë, saqë mori 85,000 pëlqime, 16,000 shpërndarje dhe 3,600 komente.