Një vajzë 12-vjecare u përpoq të vriste nënën e saj duke i hedhur zbardhues brenda pijes, pasi kjo e fundit i mori iPhone-in. Vajza e paidentifikuar për mediat jeton në Boulder Kolorado dhe ka tentuar dy herë të vrasë nënën e saj për po të njëjtën arsye.
Pasi nëna e vajzës e piu përzierjen pësoi një djegie fyti dhe u dërgua në spital për të marrë ndihmën e parë. Gruaja e konsideroi ngjarjen si incident fillimisht, por e kuptoi që ishte veprim i qëllimshëm nga ana e vajzës së saj pasi ‘incidenti’ u përsërit edhe një herë. Departamenti i policisë deklaroi se vajza kishte shtuar sërish zbardhues në ujin që mamaja e saj kishte lënë afër krevatit.
Mbasi kjo e fundit dalloi përsëri aromën e zbardhuesit ballafaqoi vajzën, e cila u detyrua të pranonte gabimin me arsyen se ishte për tu hakmarrë për faktin se e ëma i kishte marrë iPhone-in. Ajo u arrestua dhe është akuzuar me dy tentativa vrasjesh të gradës së parë. “Në rastin e parë gruaja mendoi se gota nuk ishte shpëlarë mirë, por kur në rastin e dytë e vuri re shumë qartë ngjyrën e bardhë në ujin që mbante afër krevatit ajo kuptoi situatën dhe u ballafaqua me të bijën.
Dy rastet ishin të ndarë nga njëri-tjetri. Njëri ndodhi në 2 mars 2015 dhe tjetri 4 ditë më vonë në 6 mars 2015,” deklaroi policia. E mitura më pas u dërgua në Qendrën Boulder County.

Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com