Vajza bëni kujdes! Thonjtë e bukur mund t’ju rrezikojnë jetën (VIDEO)

I ftuar në emisionin “Rreze Dielli”, stomatologu Gjergji Dilo është shprehur se jo vetëm në klinikat dentare ekziston rreziku i prekjes nga sëmundje infektive. Ai sjell shembuj shumë të thjeshtë të jetës së përditshme, ku ne mund të bëhemi ‘viktima’ të transmetimit të sëmundjeve infektive. Stomatologu thotë se edhe në ambientet e qëndrave estetike, ku vajzat trajtojnë thonjtë, ekziston ky rrezik, pasi përdoren mjete shumë të ngjashme nga ana teknike me ato të klinikave dentare, psh mjete prerëse apo tuba thithëse, të cilat kur përdoren për klientë të ndryshëm, përçojnë viruset nga një pacient te një pacient tjetër.

Nëse do të bënim një sondazh dhe të shohim sesa vetë shkojnë te infektivi me probleme serioze dhe të shohim ku kanë qenë dhe çfarë kanë bërë pacientët, do të kuptojmë që pjesa më e madhe vijnë nga thonjtë. Këtu kam disa instrumenta që përdoren kur vajzat bëjnë thonjtë, kur presim kutikulat, kemi krijuar një ‘autostradë’ për mikrobet. Pra, kanë instrumente që prishin integritetin e trupit dhe krijojnë një rrugë mes ambientit të jashtëm dhe të brendshëm të trupit, këto instrumente nuk ndërrohen dhe gjithë bakteret e një pacienti i merr pacienti tjetër. Ka një mungesë protokolli të frikshëm, është shumë e rrezikshme”, shprehet stomatologu.

Llojet e viruseve më të shpeshta që mund të transportohen në ambiente të tilla janë ato të gripit apo viruset respiratore, por ekziston rreziku edhe I transmetimit të sëmundjeve më të rënda.

Disa nga arsyet e transmetimit të këtyre sëmundjeve infektive janë mossterilizimi i veglave të punës, mospërdorimi i dorezave apo neglizhenca në mosdezinfektimin e ambienteve.

VIDEO/Intervista e plotë në Rreze Dielli në Report TV e stomatologut Gjergji Dilo

D.M./G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja