Na ndodh shpesh të kalojmë ditë të vështira, gjërat nuk ecin sipas parashikimeve tona dhe jo të gjithë i përjetojnë njësoj këto ndryshime. Ka nga ata njerëz që e kanë të lehtë të ecin përpara, ka dhe nga ata që lëshojnë veten në depresion dhe e kanë shumë të vështirë të dalin nga ajo gjendje. Por jo për shumë kohë. Sipas një studimi, një nga kurat kryesore të depresionit është 'kujdesi ndaj vetes'.
“Kujdesi ndaj vetes të ndihmon të luftosh depresionin,” shpjegon Dr. Marlynn Wei, psikiatre dhe psikoterapiste me bazë në New York. “Depresioni shkakton izolim dhe tërheqje nga gjithçka që mund të bësh normalisht për t’u kujdesur për veten, të jep ndjesinë e nënvlerësimit, prandaj përpiquni të tregoheni të mirë me veten tuaj. Eshtë e rëndësishme të ndihmoni veten të shëroheni. Ritet e bukurisë, nëse bëhen me qetësi, ndihmojnë në relaksimin tuaj dhe forcojnë lidhjen që egziston mes trupit dhe shpirtit.”
Prandaj jepini vetes kohë, caktoni disa orare të estetistja, rregulloni thonjtë, bëni një trajtim për lëkurën, kujdesuni për flokët. Do ta doni veten më shumë.

Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com