Vajza e Dritëro Agollit u përgjigjet
kritikave me disa poezi të të atit

Vajza e Dritëro Agollit u përgjigjet<br />kritikave me disa poezi të të atit
Elona Agolli, vajza e shkrimtarit të madh Dritëro Agolli, u është përgjigjur kritikëve ndaj figurës së të atit me disa poezi.
 
Publikimi i poezive nga e bija, Elona Agolli vjen në një kohë kur janë shtuar kritikat ndaj figurës së Dritëro Agollit për rolin në kohën e komunizmit dhe veprën e tij.
 
Dritëro Agolli u nda nga jeta pak ditë më parë në moshën 85-vjeçare.

Poezitë e publikuara nga vajza e Agollit

Dokument historie
Me tërë ekzistencën time-rinie dhe pleqërie-
Material kompromentimi nuk jam,
Jam dokument historie,
Nga historia askush nuk më ndan.
I tillë do futem në shekullin tjetër,
I tëri do jem material njerëzor:
I ri dhe i vjetër,
Djall dhe shenjtor ...
 

Kundërshtarëve të mi
Ju aq baltë po hidhni mbi mua,
Sa në baltën që kam përmbi trup,
Mund të mbijë një dardhë a një ftua ,
Një korije e madhe me dushk.
Në korije dhe dru mund të mbani,
Mund të shkoni për gjah me langonj,
Mund të ngjiti në pemë të hani ,
Po të doni dhe dardha,dhe ftonj.
Balta ngrihet mbi mua e pasur,
Sa mbi baltën korija bleron...
Trupin tim ma bleruat padashur
Dhe ma bëtë vërtet plantacion.

 
Profeti i nëmur
Mallkoni dhe shani dhe çirrni turinjtë,
Jam shpirti i një guri , ku falen qirinjtë;
Mbllaçitni proverbat dhe tirrni gënjeshtrat,
Më kthehen në ikona dhe strofat dhe vjershat;
Lëshoni blasfema , përcillmëni dhimbje,
Nënqesh se në male më pret dhe një lindje ;
Qëlloni me fjalë e goditni me hekur,
Unë jam i pavdekshëm përgjersa s'kam vdekur ...



dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

‘Denari i argjendtë i Brutusit’, ndër monedhat më të vlefshmet dhe të rralla në botë! Njihuni me çmimin marramendës dhe historinë intriguese

‘Denari i argjendtë i Brutusit’, ndër monedhat më të vlefshmet dhe të rralla në botë! Njihuni me çmimin marramendës dhe historinë intriguese