TIRANE - Suela Karaj, vajza e të ndjerit Gëzim Karaj, rrëfen për “Shqiptarja.com” momentet kur e ka gjetur babain e saj të vrarë.
“E pamë që ai po i gjuante me shkelma babait, me nxitim zbriti mamaja që ta ndihmonte, por ai i tha mamajat që do ta vriste dhe atë dhe më pas i qëlloi me levë pas veshit babait”.
Suela tregon se si nisi edhe debatit mes babait të saj dhe Amanda Hoxhës e cila pretendonte se ky i fundit i kishte gërvishtur makinën.
16-vjeçarja me lot në sy thotë se babai i saj nuk ja ka prekur makinën Hoxhës, por që kishte shkuar të transportonte disa dërrasa në koshin e mbeturinave.
Suela, mund të na tregoni çfarë ndodhi mëngjesin e së mërkurës?
Babai ishte duke punuar tek servisi që kemi përballë banesës. Mori biçikletën dhe shkoi të hidhte disa dërrasa tek koshi i mbeturinave. Kur ka arritur aty ka qenë duke shkarkuar dërrasat dhe duke qënë se nuk i mbante dot të gjitha i ka vënë mbrapa makinës së asaj vajzës.
Po çfarë i ka thënë ajo babait tuaj?
Ajo është nevrikosur sepse ka menduar se do ti lente aty dërrasat. Por, kjo nuk është e vërtetë. Ai do ti hidhte në kosh. Duke qënë se u nevrikos, ajo i tha babait se i kishte gërvishtur makinën dhe kishte filluar ta ofendojë duke i thënë “plehrë” “qelbësirë” dhe i ka gjuajtur me shkelm biçikletës. Babai nuk diskutoi më shumë me atë por u largua dhe i tha që nuk ja ka prekur makinën, nuk ishte ndonjë gjë e madhe për të reaguar në atë mënyrë.
Më pas çfarë ndodhi?
Asaj akoma nuk i kishte kaluar inati. Pas një ore erdhi një djalë tek puna e babait, i cili i kishte thënë se është i dashuri i asaj vajzës që gjasme i gërvishti makinën. Ai filloi të diskutojë me babain për punën e makinës.
Ju ku ishit në këto momente?
Unë isha brenda, por dola në ballkon dhe pashë babain që po debatonte me të dashurin e asaj vajzës. Mamaja zbriti me nxitim shkallët dhe u afrua të ndihmonte babain sepse ai po i gjuante me shkelma. Në atë moment që u afrua mamaja ai i tha që të mos u afronte sepse do ta vriste dhe atë. Më pas e qëlloi me levë pas veshit babain, duke i shkaktuar kështu edhe vdekjen.
60 vjeçari Gëzim Karaj u vra pas një sherri që pati si shkak gërvishtjen e një automjeti. Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e djeshëm pranë banesës së tij pranë fushës "Ali Demi" në Tiranë.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 29.08.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Vrasja mëngjesin e djeshëm