E kërkoi e bija/ 'Pa Gjurmë' gjen 49-vjeçarin e zhdukur në Greqi 15 vite më parë

Një vajzë që kërkon babain e saj. Kjo është historia që rrëfeu në studion e "Pa Gjurmë" Ambra, e cila deri sot ka jetuar pa babain e saj të zhdukur dhe më një nënë e cila u nda nga i ati vite pas, nga zhdukja e tij. Ilir Gjoka e kishte bërë shumë herët rrugën drejt Greqisë. Fëmijët erdhën në jetë njëri pas tjetrit dy djemtë dhe një vajzë, Afrimi, Ambra dhe  Dilaveri. Marrëdhëniet mes çiftit nuk ishin të mira, qysh në fillim pasi Iliri ishte konsumues i alkolit. Familja jetonte në Librazhd, ndërsa Selimja merrej me punë bujqësore. 

Bashkëshorti Iliri bën gati dokumentat që të tërhiqte familjen e tij në Greqi në vitin 2002. Por diçka nuk shkoi siç duhej dhe Iliri nuk mundi dot t'i merrte. Komunikimi me të ishte një herë në muaj dhe përgjigjja e shpeshtë e babait te tre fëmijëve ishte se do të kthehej shpejt. Ishte bërë e zakonshme që Iliri të kthehej një herë në tre muaj, të qëndronte pak dhe të largohej përsëri. 

Në atë kohë Selimja dëgjon të flitej për një martesë të dytë, që Iliri mund të kishte me një shtetase të huaj. Një i afërm i tyre pretendon se e kishte parë Ilirin shoqëruar me një fëmijë. Këto zëra, që qarkullonin lart e  poshtë i kishin shkuar në vesh edhe fëmijëve të tyre, ndërsa Ambra, 24 vjecarja nuk e përjetonte mire, pasi edhe i ati nuk ishte shumë i rregullt në komunikimin me ta, ai merrte gjithnjë e më rralllë në telefon. 

Kjo ngriti dyshimet e para tek familja në Shqipëri. E ëma shpesh i gjente fëmijët të mërzitur dhe të përlotur. Ishte viti 2004 kur  babai i takon për të fundit herë fëmijët e tij. Ai u largua drejt Greqisë për në Kavalla, nga ajo periudhë ai ndërpreu çdo lloj komunikimi. Askush nuk e pa më, por askush tjetër nuk e provoi një të vërtetë të mundshme se Iliri mund të kishte krijuar një familje tjetër. 

Sot, Ambra është bërë nënë dhe Iliri gjysh, por me mungesën e babait shumë probleme të tjera lindën më pas. Selimja nuk mundi dot të kuronte djalin në Gjermani, ajo kërkoi azil por nuk mundi të bënte asgjë. Djali i madh, Afrimi u martua, ndërsa në vitin 2018-të me mungesën e gjatë të Ilirit, Selimja u divorcua prej tij. Jeta rrodhi plot halle e peripeci, por çdo gjë nëna e mbajti brenda vehtes. Sot vajza e familjes është në kërkim të babait, i cili në Greqi njihej me emrin Ilia, por që nga zhdukja e tij ai nuk u bë kurrë i gjallë për kaq vite...

Emisioni "Pa Gjurmë" arriti të kontaktojë më Ilir Gjokën i cili vijon të jetojë në Kavalla të Greqisë. Është martuar dhe ka krijuar një familje të re. Nga martesa e dytë, Ilir Gjoka ka një djalë. Për "Pa Gjurmë", Ilir Gjoka tha se prej vitit 2004 nuk ishte kthyer kurrë në Shqipëri. Ai refuzoi të fliste me vajzën e tij në "Pa Gjurmë", duke refuzuar t'i përgjigjet thirrjes telefonike. Megjithatë, Ambra i përcolli një mesazh të fortë përmes ekranit edhe pse në lot. "Zoti Ilir, ka një zot lart. I drejtohem me zoti Ilir, sepse më mohoi për herë të dytë. Nuk ka asgjë të keqe që të krijojë një familje të dytë", tha ajo.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Besford këlluf gjoleka: 13/02/2019 14:50

    Maloku fëlliqur njeri fundërrin njeri pis e i pa din e i pa iman kafsh me fytyr njeriu. Derr ka ler e derr do vdesi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Arrestohet pronari i kompanisë 'Ritron Kopi' në lidhje me rastin e Lotarisë Shtetërore maqedonase

Arrestohet pronari i kompanisë 'Ritron Kopi' në lidhje me rastin e Lotarisë Shtetërore maqedonase