Francë - Vajza e Kryeministrit të Zelandës së Re ka krijuar disa autoportrete ku ajo shfaqet nudo. 20-vjeçarja i ka hapur “telashe” vetes dhe mund të vendosë në pozitë të vështirë babain e saj me portretet që ajo ka realizuar.

Stephanie Key studion në një shkollë prestigjoze të arteve të Paris. Portretet e krijuara prej saj do të promovohen në ekspozitën e Kolegjit ku ajo studion duke filluar që nga data 9 shtator.

Fotografitë cilësohen disi të turpshme, kjo dhe për faktin duke patur parasysh pozicionin e babait të saj.

Në njërin prej portreteve tregohet 20-vjeçarja, e cila është e shtrirë dhe ka të mbuluar gjoksin e saj me sushi dhe një oktapod, apo në një rast tjetër ku pjesët e trupit të saj mbulohen nga produkte të McDonald.
stephanie key
Foto të tjera

Kurse portreti më i diskutueshëm është ku ajo shfaqet tërësisht nudo, me një qershi në gojën e saj dhe në njërën dorë mban një pistoletë.

Fotografi nga Zelanda e Re, Chris Sisarich tha se “duke parë portretet e realizuara, duke qartë që 20-vjeçarja ka talent”.

Gjithashtu, ai pranoi se vajza e Kryeministrit kishte bërë diçka të guximshme duke patur parasysh dhe prejardhjen e saj. Babai i artistes, John Key është Kryeministër i Zelandës së Re që prej vitit 2008.

(v.gj/shqiptarja.com)