Vajza e presidentit kolumbian i kthehet Trumpit: Për çdo deportim, do të kthejmë një Gringo që vjen në vendin tim për seks

Vajza e presidentit kolumbian i kthehet Trumpit: Për çdo deportim, do të kthejmë një Gringo që vjen në vendin tim për seks

Andrea Petro dhe Donald Trump

Vajza e presidentit të Kolumbisë, Andrea Petro, ka bërë një deklaratë të fortë në lidhje me politikën e emigrantëve të SHBA-së dhe deportimeve. Ajo e përdori platformën X për të paralajmëruar se Kolumbia do të kthejë çdo amerikan që udhëton në vend për të kërkuar seks, për çdo kolumbian që dëbohet nga Shtetet e Bashkuara.

"Për çdo kolumbian të dëbuar, ne do të kthejmë një gringo nga Pomblado," shkroi ajo, duke iu referuar ndoshta lagjes “të kuqe” të Medellín-it, e njohur për turistët që udhëtojnë atje për arsye seksuale.

Kjo deklaratë erdhi pas lajmit që Kolumbia ka pranuar kushtet e administratës Trump për riatdhesimin e emigrantëve të paligjshëm. Shtëpia e Bardhë njoftoi se Kolumbia do të pranojë çdo emigrant të paligjshëm të kthyer nga SHBA, pa kufizim dhe vonesa, dhe si pasojë janë pezulluar tarifat dhe sanksionet ndaj Kolumbisë që ishin vendosur më parë. Sidoqoftë, Shtëpia e Bardhë ka theksuar se tarifat dhe sanksionet do të rikthehen nëse Kolumbia nuk e respekton marrëveshjen.

Ministri i Jashtëm i Kolumbisë, Luis Hilberto Murillo, e cilësoi këtë situatë si një “ngërç të kapërcyer” dhe tha se Kolumbia do të vazhdojë të mirëpresë qytetarët e saj që kthehen pas deportimeve.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 29 Janar, 13:14

    Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?



×

Lajmi i fundit

Udhëhoqi operacionin ushtarak për rrëzimin e Bashar al-Assad, Ahmed Al-Shaara bëhet president i përkohshëm i Sirisë

Udhëhoqi operacionin ushtarak për rrëzimin e Bashar al-Assad, Ahmed Al-Shaara bëhet president i përkohshëm i Sirisë