VLORË - Refuzimi për t'u lidhur me të, për pak sa nuk i ka kushtuar jetën një vajze adoleshente e cila është qëlluar me armë nga një bashkëmoshatar i saj. Mëngjesin e djeshëm Aldar Arshiaj, kishte shkuar në shkollën e mesme “Halim Rrapi” në fshatin Gjormë të Vlorës dhe kishte kërkuar që të bisedonte me E. Totaj, 17 vjeçe që më pas ka përfunduar me plagosjen e nxënëses së vitit të 3 të kësaj shkolle.

Dy adoleshentët fillimisht ishin zënë në një prej klasave bosh të kësaj shkolle dhe Arshiaj këtu e kishte qëlluar me grusht vajzën. Më pas e ka qëlluar me dy plumba, në kokë e tjetri në krah, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën. Menjëherë pas kësaj ngjarjeje ka reaguar edhe Ministria e Arsimit, e cila ka shkarkuar drejtoreshën dhe një mësuese të shkollës. Dilora  Arshia, është dhe mamaja e autorit, ndërsa drejtoresha e shkollës, Elsa Arshia, e cila është halla e 17-vjeçarit.

aldar arishaj

Malaj: Raste të tilla s'duhet të jenë pjesë e sistemit tonë arsimor
Ngjarja në fshatin Gjorm ishte gjithashtu kryefalë e një takimi që zëvendësministrja e arsimit, Nora Malaj, zhvilloi sot me drejtuesit e arsimit ne qytetin e Vlorës

Ajo dënoi ashpër këtë rast për të cilin Ministria e Arsimit mori masat përkatese, teksa shkarkoi nga puna drejtoreshën e shkollës dhe mësuesen, djali i së cilës shkaktoi plagosjen. Malaj u ndal edhe tek nevoja e zbatimit rigoroz të reformës në arsim.

"Është një problem i qasjes që ne duam të sensibilizojmë dhe të qëndrojmë shumë fortë karshi çdo problemi dhune për të mos lejuar më në mënyrë kategorike shumë të qartë dhe shumë të mirëmenaxhuar raste të tilla të cilat realisht nuk duhet të jenë pjesë fare e sistemit tonë arsimor." tha Malaj teksa apeloi edhe për më shumë bashkëpunim mes mësuesve dhe prindërve.

Plagosja ne shkolle
Gjithçka ka ndodhur në orën e parë të mësimit të djeshëm në shkollën e mesme në Gjormë. Në orën e matematikës ku jepte mësim nëna e autorit, Dilora Arshiaj 17-vjeçarja ka dalë nga ora e mësimit dhe ka takuar adoleshentin. Aldar Arshiaj, sapo ka hyrë në shkollë, i ka kërkuar nxënëses Emliha Totaj, të shkonin bashkë me të në katin e dytë të shkollës, në një klasë të boshatisur, për të sqaruar një mosmarrëveshje që kishin mes tyre. Vajza me vështirësi ka pranuar dhe më pas ka shkuar për të biseduar në një prej klasave të katit të dytë e cila ishte bosh. Pak minuta më pas, djaloshi ka qëlluar vajzën me grusht dhe ka nxjerr pistoletën duke e kërcënuar. Vajza e tronditur, duke qarë, ka dalë nga godina e shkollës, por është ndjekur nga djali, i cili ka qëlluar disa herë në drejtim të vajzës, me një pistoletë “Zastava”. Si pasojë e disa të shtënave, vajza është plagosur me dy plumba. Njëri e ka kapur në kokë dhe tjetri e ka kapur në krahë dhe më pas vajza ka rënë në shesh. Vajza ka rënë në shesh dhe mbuluar me gjak, i riu është arratisur por është kapur rreth 30 minuta më pas.

Shkaku i ngjarjes
Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia dhe ka nisur hetimet. Shkak i kësaj ngjarjeje dyshohet se, është refuzimi i vajzës që të lidhej me adoleshentin, që ka sjellë edhe këtë ngjarje tragjike. Reagime të shumta ka pasur edhe nga banorët të cilët thanë se, 17-vjeçari bënte çtë donte në shkollë pasi mbrohej nga drejtoresha dhe mamaja e tij.
 
Flasin banorët
Banorët e fshatit Gjormë të Vlorës, kanë reaguar të revoltuar në lidhje me ngjarjen. Ata kanë deklaruar se, adoleshenti bënte ç’të donte në këtë shkollë pasi ishte i mbrojtur nga halla e tij drejtoreshë dhe mamaja mësuese.
 
Mjeku Likaj
Mjeku kirurg i Vlorës, Leonard Likaj, kja treguar se, gjendja shëndetësore e 17-vjeçares e cila u godit me pistoletë është jashtë rrezikut për jetën. Vajza kishte marrë një plumb në pjesën sipërfaqësore të kokës.
 
Ministria e Arsimit: Shkarkohen nga detyra drejtoresha dhe mësuesja
 
Menjëherë pas ngjarjes së rëndë në shkollën e Gjormit, Ministria e Arsimit ka vendosur shkarkimin e drejtoreshës Elsa Arshija e cila është halla e 17-vjeçarit dhe Dilora Arshia, e cila është mamaja e autorit. Gjithashtu është dhënë edhe vërejtje me paralajmërim për mësuesin D.Z. Ministria e Arsimit dhe Sportit, ka bërë të ditur dje se, ministrja Lindita Nikolla pasi mori informacionin nga mjekët, ka komunikuar me familjarët e vajzës, duke i siguruar se vajza është jashtë çdo rreziku për jetën. Ministrja e Arsimit i ka kërkuar Drejtorisë Vlorë, të ndalet me tek ky rast i rëndë dhe të marrë të gjitha masat e duhura. 

Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 23 Shtator 2014
 
Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)