Këtë mesazh ajo e shoqëroi me një pamje të qetë nga një liqen. Pas këtij postimi të saj, të shumta kanë qenë komentet e bëra në favor të Schumacher nga fansat e tij, duke i uruar shërim të shpejtë.
Kampioni i botës në Formula 1 ra në koma në Dhjetor 2013 dhe qëndroi gjashtë muaj në këtë gjendje. Aktualisht ai ka dalë nga koma, por ende nuk mund të lëvizë.
Një ekip prej 15 mjekësh po kujdeset për të në shtëpinë e tij në Gjenevë të Zvicrës. Thuhet se ky ekip mjekësor që kujdeset për Schumacher paguhet 115 mijë Euro. Disa javë më parë, në mediat e huaja doli lajmi se familjarët e Schumacher janë duke pritur për një mrekulli pasi panë shenja përmirësimi të kampionit të botës.
Përgjithësisht, gruaja dhe fëmijët e Michael Schumacher nuk preferojnë të flasin publikisht për sëmundjen e tij. Muajin e kaluar, menaxheri i kampionit të F1 tha se nuk e kupton përse fansat e Schumacher nuk duhet të mësojnë rreth gjendjes së tij.
Redaksia Online
a.dr/shqiptarja.com