Ka qenë pikërisht vajza e vetme e aktorit të njohur Xhevdet Ferri, e cila ka reaguar në statusin e saj të rrjetit social Facebook, ku shpreh indinjatën e saj kundrejt drejtuesve të Teatrit dhe problemeve të tij ende të pazgjidhura që nga koha që i ati e drejtonte.

Ja si shprehet ajo. “U mata disa herë për ta shkruar këtë po pastaj thashë kam dhe unë të drejtën e shprehjes së lirë.

xhevdet ferri dh vajza

U shokova sot nga reagimi i Kastriot Çipit, ish-nëndrejtori i tim eti në Teatrin Kombëtar (‘99-2001) dhe një prej opontentëve të tij më të flaktë mbi Ligjin për Teatrin, i cili tashmë paska ndërruar pllakë dhe mbron të njëjtat teza që asokohe ai dhe do “kolegë” aktorë/artistë i hidhnin poshtë dhe i përbuznin me aq urrejtje
e vrer, madje mendonin se im atë meritonte dhe epitete të tipit “shkatërrimtar i artit dhe kulturës shqiptare”, “kriminel” apo lloj-lloj kësi shpifjesh të pamerituara.

Im atë e ka shumë zët prononcimin mediatik/publik, po mua nuk më rri goja sepse e kam ende të freskët në memorie “gjyqin publik” që iu bë atij ngaqë propozoi asokohe (10 vjet më parë) që të ndërmerreshin reforma në mënyrë që teatri shqiptar të mos e gjente veten të rrënuar si sot.

Boll se e zgjata shumë, po edhe këtë do ta them….Bota është me rrota dhe mbi të gjitha….Karma is a bitch!!!