Vajza e Zef Brozit, ish-kreut të parë të Gjykatës së Kasacionit në Shqipërinë demokratike, ka zgjedhur të ndjekë gjurmët e të atit në profesion.
Peggy është diplomuar me rezultate të lartë për juridik dhe në gusht do të nisë punë në një gjykatë në Virxhinia.
Lajmin e bukur e ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale, vetë Zef Brozi, i cili po ashtu shprehet krenar për të bijën e tij.
‘Më 11 maj 2024, vajza ime e mrekullueshme Peggy mori diplomën e saj Juris Doctor (gjyqtare) me rezultatet shumë të mira (Cum Laude) në Universitetin George Mason, në Shkollën Juridike Antonion Scalia. Jam i bekuar dhe shumë krenare për të. Në gusht ajo fillon të punojë në një gjykatë në Virxhinia.’- shkruan Zef Brozi në rrjetet sociale.