Vajza i bën surprizën prekëse nënës që u rrit nga prindërit birësues: Në certifikatë shkruhej 'ky fëmijë i falet shtetit'

TIRANE- Ouresa Allushaj erdhi sot në emisionin "Pa Gjurmë" në Report TV për t'i gjetur nënën biologjike, nënës së saj, Matilda Koka e cila u shoqërua gjatë jetës nga tri mbiemra. Ouresa tregon se nëna e saj Matilda u lind më 22 prill të vitit 1965 dhe u birësua një vit më pas nga çifti Sanie dhe Xhevdet Leka nga i njëjti qytet. Prindërit birësues vendosën të mos ia ndryshonin emrin e lindjes, por duke i dhënë mbiemrin e tyre.

“Nëna ime u lind nga Areti Koka. Ne nuk dimë shkaqet që e shtynë nënë të lë vajzën në jetimore. Prindërit I mbajtën të njëjtin emër që të ruanin një pjesë të së shkuarës së saj. Nëna ime ka patur një dobësi të madhe për prindërit birësues. Ajo ishte 17 vjece kur mësoi për birësimin. Në certifikatë është shënuar, që ky fëmijë i falet shtetit. Nëna e saj është Areti Koka, e cila sot mund të jetë afro 72 vjece. Atësia nuk tregohet në certificate. Gjyshi birësues na ka thënë se, kur është marrë mami në shtëpinë e foshnjës kanë mësuar se nëna që e ka lënë aty e ka patur fëmi jashtë martese. Në Vermero të Delvinës ku la lindur nëna ne pyetëm. Njerëzit qe jetojnë atje thonë se është kopja e nënës së saj. Ne takuam familjarët e saj dhe dicka ndodhi që nuk u takua me nënën. Mesa na thanë kanë qenë të afërmit e familjes që kanë kërkuar që nëna biologjike ta dërgoj në shtëpinë e foshnjës. Nëna ime takoi një person, që mendohet se ishte daja, në vitin 2010 e lamë që do vinin. La numrin e kontaktit mami. Por nuk kthyen kurrë përgjigje. Mami mbeti zemërthyer”- vijon rrëfimin e saj Ouresta, me dëshirën për t’i realizuar një ëndërr nënës së saj.

Me dëshirën e  madhe për të surprizuar nënën e saj për të gjetur nënë biologjike ’’Pa gjurmë” me gazetarin Armand Xhelili, trokiti papritur në shtëpinë e familjes Allushaj. Ishte vetë Matilda, ajo që na hapi derën, ndërsa ishte duke ndjekur live emisionin “Pa gjurmë” në Report TV. Ajo kishte pak minuta që sapo kishte mësuar këtë surprizë të bërë nga e bija. “Unë takova vërtetë dajën, por ajo që kam mësuar është se nëna ime ndodhet në Greqi. Kaq dimë. Në jetë ka dhe tre fëmijë dhe tre fëmijë të tjerë. Këto janë ata që kemi marrë vesh. Një prej vëllezërve e kam marrë disa herë në telefon, por nuk kam mundur të kontaktoj, nuk e di nëse është ai apo jo vëllai im nga nëna, pasi zotëria flet greqisht dhe nuk kam mësuar më asgjë”-tha Matilda në studio, e surprizuar nga vajza. 

Gjatë transmetimit live një dëshmi e rëndësishme zbuloi të tjera detaje, një zotëri që dha me siguri të dhëna përkuese me historinë e Matildës. “Unë e njoh nënën e saj. Ka qenë e martuar me Sokrat Panajotin, i cili nuk jeton më. Madje djalin e saj Petron ne e kemi mik shtëpie. Nëna e saj quhet Areti dhe jeton në Patra të Greqisë”

Matilda nuk kërkon asgjë si këmbim përveç se dëshiron të njoh nënë që e lindi 55 vite më parë. Sot ajo ka ndërtuar një familje me bashkëshortin Petrit dhe dy vajzat e saj. Prindërit e saj birësuar janë ndarë nga jeta. 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Durrës/ Aksident në hyrje të autostradës, vetura ‘Seat’ del me shpejtësi nga rruga dhe bie në kanalin e ujërave të zeza! Shpëtojnë 3 të rinjtë (VIDEO)

Durrës/ Aksident në hyrje të autostradës, vetura ‘Seat’ del me shpejtësi nga rruga dhe bie në kanalin e ujërave të zeza! Shpëtojnë 3 të rinjtë (VIDEO)