Vajza plagos të dashurin, sepse
nuk i bëri 'like' brenda 10 minutave

Vajza plagos të dashurin, sepse<br />nuk i bëri 'like' brenda 10 minutave
Një 22-vjeçare është arrestuar pasi ka plagosur të dashurin e saj në fytyrë duke e gjuajtur me një 'selfie stick' të mprehtë, sepse ai nuk i bëri 'like' fotos së saj në Instagram brenda afatit të caktuar prej saj, 10 minuta.

"Kjo është mizore, nuk mund ta besoj që po dënohem për diçka që duhet të jetë një e drejtë kushtetuese,- tha e pandehura,- Jemi në 2015, kur do të zgjohen derrat e Uashingtonit dhe të kuptojnë që kur je në një lidhje, duhet ta pëlqesh sa më shpejt foton që poston partneri. Nëse ka ndonjë viktimë këtu, ajo jam unë."

Edhe avokati i saj shtroi mbrotjen e tij: "Kjo grua e re veproi kështu për të mbrojtur veten, ai lëndoi ndjenjat e saj. Ajo kaloi tre orë duke zgjedhur filtrat dhe efektet e duhura për 'selfie-n' e saj. Madje hyri edhe në Facebook dhe e pa që ai ishte në linjë e përderisa nuk bëri 'like' fotos së saj, mendon që e dashura e tij është e shëmtuar. Ai priti jo pak por 11 minuta për t'ia pëlqyer foton dhe ky është një akt barbar, i pakuptimtë dhe dëmtoi vetëvlerësimin e saj."

"I dashuri i saj mund të ketë qenë duke bërë gjithçka ato 11 minuta, si p.sh mund të ketë qenë me ndonjë femër tjetër. Nuk dua as ta imagjinoj nivelin e ankthit që ka ndjerë ajo ndërsa mprehte shkopin e selfie-ve, në pritje të kthimit të tij në shtëpi."
selfie
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Gara mbarëkombëtare, mbyllet pas 8 ditësh festivali i shahut në Vlorë! Risia e sezonit, presidenti Dervishaj: Ka vajza shumë të talentuara

Gara mbarëkombëtare, mbyllet pas 8 ditësh festivali i shahut në Vlorë! Risia e sezonit, presidenti Dervishaj: Ka vajza shumë të talentuara