Një 17-vjeçares austriake e cila shkoi në Siri për të luftuar bashkë me shoqen e saj është rrahur për vdekje nga militantët e ISIS pasi u kap në tentativë për t’u larguar nga Raqqa, që njihet si kryeqyteti i kalifatit.

(Në foto Samra Kesinovic)
Samra Kesinovic dhe shoqja e saj Sabina Selimovic u kthyer në “vajzat poster” për ISIS pasi arritën në Siri në prill të vitit 2014.
Gazetat Austriake kanë raportuar se Samra është rrahur për vdekje, ndërsa zyrtarët e qeverisë refuzojnë të bëjnë komente për raste individuale.

(Në foto Sabina Selimovic)
Gazeta “The Local”, i referohet deklaratës së një gruaje nga Tunizia, e cila jetonte me dy vajzat në Raqqa. Sipas saj, Samra Kesinoviç u rrah për vdekje nga xhihadistët, pasi tentoi të arratisej. Tuniziania ka arritur t’i ikë nga duart ISIS-it.
Në fillim të këtij viti, një zyrtar i OKB-së tha se një prej dy vajzave austriake që lanë familjet e tyre në Vjenë për të shkuar në Siri, është vrarë gjatë luftimeve.

Në kontaktet e fundit me prindërit, vajzat kishin thënë se ishin penduar dhe dëshironin të ktheheshin në shtëpi. Vajzat nuk i duronin më vrasjet dhe dhunën në ambjentin që i rrethonte.
Redaksia online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

vdekje pasi tentoi të largohej">