Janë zbardhur momentet e negociatave mes Policisë dhe 35-vjeçarit Refit Buzi, i cili mbajti peng ish-partneren e tij në Roskovec, pasi vrau ish-vjehrrin dhe plagosi për vdekje ish-vjehrrën.
Gazetarja Marsela Topi bën me dije se shefi i Policisë së Roskovecit, Mariglen Korroveshaj, ka negociuar drejtpërdrejt me autorin për lirimin e 24-vjeçares.
Fillimisht 35-vjeçari kundërshtoi ta lironte Rozalinda Plakën, ndërsa paralajmëroi efektivin të mos iu afrohej. Efektivi vijoi me këmbëngulje negociatat pavarësisht se i rrezikohej jeta pasi Buzi ishte i armatosur në makinë.
“Vajzës mos i bëj keq!”, i drejtohet ai në një moment, ndërsa Buzi përgjigjet: “Nuk e liroj, mos u afro”.
Pas disa minutash negociata, 35-vjeçari zbutet dhe pranon të lirojë pengun, duke i thënë efektivit: “Vajzën ta besoj ty, eja merre”.
Në atë moment, shefi i policisë afrohet, merr 24-vjeçaren dhe e largon nga vendi.
Edhe pas lirimit të saj, negociatat vijojnë për ta bindur autorin të dorëzohet, por ai refuzon.
Lajmi kryesor:
Report Tv siguron pamjet kur shpëtohet 24-vjeçarja e marrë peng nga ish-partneri në Roskovec! Efektivi e merr në krah, autori brenda në makinë: Ta besoj ty vajzën (VIDEO)











