TIrane- Kryetarja e komanduar e Bashkisë së Himarës, Blerina Bala dha sot dorëheqjen pas rreth 2 muajve nga emërimi pas vakancës së krijuar pas arrestimit të Jorgo Goros për akuzën e shpërdorimit të detyrës.
Sekretari i Omonias, Marin Suli në një lidhje Skype me emisionin 'Repolitix' në Report tv zbulon se kush pritet të emërohet në krye të bashkisë.
'Është histori zullumesh. Vjedhje tenderash, tokash. Hajduti përze hajdutin. Luftë brenda klanesh në PS. Do vënë një tjetër që nuk ka kompetencë prapë në shkelej të ligjit. Vazhdojnë me talljen e Himarës pasi duan pronat dhe të shpërngulin këtë popull. Ta mbushin me oligarkë dhe hotele me 5 yje. Ditën e diel, kryetarja në ikje ka emëruar një kryetar jo legjitim që quhet Arqile Bollano, kanë detyruar të tërhiqet zoti Gjikuria dhe do të bëjnë kryetar bashkie Bollanon, pa asnjë dyshim, e dinë të gjithë këtë. Ka një ligj në fuqi të 2013, quhet ligji më do qejfi. Neni parë kush i do qejfi Edi Ramës dhe neni i dytë kur nuk i do qejfi Edi Ramës prapë mbetet në fuqi neni i parë. Për të qarë kemi qarë tani na ka ngelur të qeshim', shprehet Suli.
Deputeti socialist Lavdrim Krashi beson se zgjidhja e ngërçit në Himarë është së shpejti.
'Është situatë ngërçi që bashkia e Himarës kaloi viti dhe nuk ka kryetar bashkie. Po i vjen fundi, qoftë me këto zgjedhje për parlamentin europian në Greqi', thekson Krashi.
Ndërkohë analisti Plator Nesturi beson se vera e nxehtë dhe plazhi do lërë mënjanë betejën për karrigen e kryetarit të bashkisë
'Në Himarë do ketë një verë të nxehtë, njerëzit nuk do shohin nga deti por edhe nga bashkia', tha Nesturi në studio me gazetarin Denis Minga.
G.K/KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
66.1%
-
Jo
30.6%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 3627
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Aksident në Vlorë-Fier, makina përfundon në kanal, çifti i bashkëshortëve dërgohen me urgjencë në spital
10 Janar, 10:15
-
VKM/ Plator Nesturi emërohet Prefekt i qarkut të Vlorës
9 Janar, 20:27
-
Sarandë/ Kundërshtuan punonjësit e policisë, arrestohet 32 vjeçari, në kërkim i riu tjetër
9 Janar, 13:26
-
U rrah barbarisht në berberhane, flet i dhunuari: Autorët të maskuar, s'i njoha! Policia akuzon biznesmenin Tur Koçeku si organizator! Pronar i disa bizneseve
9 Janar, 11:19
-
Sondazhi i Report Tv/ Nëse zgjedhjet mbahen sot, PS fitore të thellë me 80 mandate! PD tkurret në 46, i ‘firojnë’ 13 deputetë! Në Kuvend 12 ligjvënës nga partitë e reja
8 Janar, 23:03
-
NJË NGA NE/ Vlonjati i verbër që mban familjen me punën si DJ: Nëse ngulmojmë, jemi më të aftë se një person normal!
8 Janar, 21:46
-
Gaxhai, rivali i Zani Çaushit, del nga burgu për disa orë leje për varrimin e së motrës
8 Janar, 13:23
-
Vlorë/ I vodhi me dhunë çantën një të huaje, në pranga 17 vjeçari
8 Janar, 12:13
-
Video e dhunës barbare ndaj 48 vjeçarit në një berberhane në Tiranë! Biznesmeni Tur Koçeku e 5 nga fisi akuzohen se morën hak për sherrin e bujshëm në Palasë
8 Janar, 10:05
-
Akuzat e Berishës për Majkon/ Valteri: Mos e merrni seriozisht! Çaça: Përgjimi i SHISH mund të jetë i vërtetë! Petraj: Besoj se është inekzistent! Karaj: Duhet ta referonte
7 Janar, 22:41
-
Detaji në ‘Repolitix’/ Ish-deputeti Valteri: Belind Këlliçi pagoi për foton me Trump, ka prova dhe faturë! Do ketë tjetër kallëzim në vijim
7 Janar, 22:12
-
Radhë të gjata mjetesh në Portin e Vlorës për t’u imbarkuar në tragetin drejt Brindisit, shkak kontrollet e imtësishme nga Policia Kufitare
7 Janar, 22:02