Vaksina Anti-Covid edhe te të shëruarit! Shqipëria miraton marrëveshjen me aleancën Gavi

TIRANË- Nga buxheti i shtetit do të para-paguhen rreth 4 milionë dollarë për sigurimin e vaksinës edhe pse ajo akoma nuk është miratuar. Komisionet parlamentare aprovuan marrëveshje mes qeverisë shqiptare dhe Aleancës Gavi për vaksinën Covax Facility kundër Sars Covid 2

"Lëvizja duhet të jetë e shpejtë sepse në momentin e daljes se vaksinave do jene 2 miliardë. Ndërkohë ne jemi ne një botë me 7 miliardë banorë", tha Nikolla.

Në Shqipëri do të bëhet mbulimi i 20% i popullsisë nga ku do të përfitojnë vaksinim 1.1 milionë persona, përqindje kjo e përcaktuar nga Covax. Të parët përfitues janë personeli shëndetësor, personat me sëmundje bashkëshoqëruese si dhe edukatorët.

 “Për të ardhur në këtë ditë janë bërë disa mbledhje teknike. Është mbledhur komiteti i ekspertëve ku është dakordësuar për mbulimin e vaksinës Covax. Ndërkohë, 20% nuk është vendosur nga qeveria shqiptare, por kjo gjë është vendosur nga Covax. Kategoritë i kemi bazuar mbi grupet e riskuara. Punonjës shëndetësor, persona me sëmundje bashkëshoqëruese dhe edukatorët janë pjesë e 20%”

Drejtoresha e ISHP Albana Fico si dhe shefja e hetimit Epidemiologjik në QSUT Silva Bino thanë se vaksinimi do të kryhet dhe në ato persona që e kanë kaluar Covid-19.

"Fakti që e ke kaluar Covid-19 nuk përdoret si evidencë nëse duhet vaksinohesh apo jo pasi nga studimet ka rezultuar se imuniteti zgjat deri në 5 muaj", u shpreh Bino.

Në buxhetin e vitit të ardhshëm, qeveria ka parashikuar 12 milionë dollarë për sigurimin e vaksinës. Deri tani marrëveshje me COVAX  kanë nënshkruar 90 vende kryesisht anëtare të BE-së. Në bazë të parashikimeve brenda 2021 do të prodhohen 2 miliardë vaksina./ Përgatiti Diamila Leka

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë