Vaksina anti-COVID Pfizer, mjekja: Në Gjermani do të fillojë shpërndarja nga janari 2021! Do jetë falas

Një lajm i mirë vjen nga Gjermania ku do të fillojë dhe vaksinimi i popullatës ndaj koronavirusit. Këtë e konfirmon dhe Kryetarja e Federatës së Mjekëve të Europës, Aurora Dollenberg teksa thotë se do të përdoret vaksina e prodhuar nga kompania BioNTECH, Pfizer.

Ajo ishte e ftuar në emisionin Repolitix mbrmjen e sotme dhe shpjegoi hapat që do të ndiqen për vaksinimin dhe shpërndarjen e saj tek njerëzit. Mjekja deklaroi se vaksinimi do të bëhet në kategori, pra nga personat më të ekspozuar siç janë mjekët e deri tek njerëzit e tjerë.

Dollenberg shprehet se vaksina do të jetë falas dhe jo e detyrueshme dhe do të fillojë nga janari i vitit 2021.

"Ne kemi marrë një lajmërim zyrtar këtu që vaksinimet e para po bëhen në qendrat universitare dhe në rradhë të parë tek stafet mjekësore. Janë vaksina anticovid. Atë vaksinë që e kishim thënë që në verë. Në fund të vjeshtës ne e kemi këtë vaksinë. Ne si Gjermani po ecnim më ngadalë por të sigurt në hapat tona. Ne vaksinën e kemi të prodhuar dhe tani po kalojmë në fazën dy të shpërndarjes të kësaj vaksine pasi kjo është një sfidë më vete. Do të bëhet me kategori, në fillim ata që janë më të ekspozuarit ndaj rrezikut dhe këtu është personeli mjekësor. Kategoria numër 2 janë të moshuarit që gjenden në azile. Kategoria numër 3 do jenë institucionet publike ku dhe kontaktet me publikun janë më të shpeshta si policia, zjarrëfikëset, restorantet. Kjo gjë do të fillojë nga viti 2021. Nga janari dhe sipër do bëhet ky vaksinim me kategori. 90 % efikasitet është arritur deri më tani. Kompania BioNTECH me Pfizer. Për Gjermaninë do të jetë 100 përqind falas dhe nuk do të jetë e detyrueshme" - tha Dollenberg.


Lajmi kryesor:

Mjekja Kuli në Repolitix: Kemi gati COVID 4, më pas hapen spitalet rajonale (VIDEO)


E.M./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Espanyol rrezikon mbijetesën, Kumbulla: Kemi shumë ndeshje para, kam besim te ky ekip

Espanyol rrezikon mbijetesën, Kumbulla: Kemi shumë ndeshje para, kam besim te ky ekip