Vaksina e gripit falas për grupet e riskut, qytetarët të pavendosur për ta bërë /Vëzhgimi i Report Tv

Situata e krijuar nga covid-19 në vendin tonë, ka risjellë vëmendjen e autoriteteve shëndetësore tek vaksina e gripit. Duke pasur nën kontroll situatën e gripit, ekspertët mendojnë se do të ndihmojë dhe në përballimin me koronavirusin.

Por jo të gjithë qytetarët ndajnë të njëjtin mendim.

Do ta bëni vaksinën e gripit këtë vit?

-Jo, nuk e bëjë se jam e mbrojtur vet, kam imunitet.

-Do ta bej sezbën se jam dhe në moshën e atillë tani.

-Vitet e e tjera e kam bërë por këtë vit akoma, në privat e bëjmë por e bëjmë.

-Do ta bëjmë.

-Po kismet.

-Une e kam bërë vit për vit edhe do ta bëjë, nuk më ka zënë gripi asnjëherë.

-Jo, jo.

-Jo.

-Po.

-Akoma nuk e kam vendosur, por ndoshta nëse situata vazhdon të jetë kaq delikate do ta rimendoj sigurisht.

Vitet e kaluara e keni bërë?

-Jo nuk e kam ndjerë të arsyeshme.

-Vaksinen do ta bëjmë.

E keni bërë vitet më parë?

-Jo,jo. Kemi frike, jemi të frikësuar-u shprehën disa prej qytetarëve.

Në grupet e riskut, që do të përfitojnë vaksinën e gripit falas, përfshihen personat me sëmundje kronike, punonjësit shëndetësorë, mësuesit dhe të gjithë kujdestarët të cilët kujdesen për fëmijët, si dhe fëmijët nga 2 deri në 5 vjeç, sepse ata transmetojnë më shumë gripin.

I.K./b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me pragun elektoral 1% ashtu siç propozon opozita parlamentare?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

134 pozitivë me covid -19, asnjë humbje në 24 orët e fundit! 100 të shëruar