Vaksina e Moderna-s dëshmon shkallë të lartë efektiviteti tek moshat 12-18 vjeç! Kompania amerikane këkrkon leje për përdorim emergjent

Vaksina e Moderna-s dëshmon shkallë të lartë efektiviteti tek moshat 12-18 vjeç! Kompania amerikane këkrkon leje për përdorim emergjent

Kompania Moderna ka kërkuar nga Agjencia Evropiane e Barnave EMA, miratimin për përdorim emergjent të vaksinës së COVID-19 për adoleshentët. Kompania farmaceutike amerikane deklaroi se  provat e Fazës së dytë dhe të tretë  që përfshinë gati 2.500 adoleshentë zbuluan se efikasiteti i vaksinës ishte 100%.

"Ne jemi tejet btë inkurajuar që vaksina Moderna kundër COVID-19 ishte shumë e efektshme në parandalimin e COVID-19 dhe SARS-CoV-2 tek adoleshentët," tha në një deklaratë Stéphane Bancel.

Moderna ka paraqitur një kërkesë të ngjashme tek autoritetet Kanadeze dhe shtoi se do të kërkojë gjithashtu miratim nga Administrata e Barnave dhe Ushqimit në Shtetet e Bashkuara si dhe "agjencitë rregullatore në të gjithë botën për këtë grupmoshe".

Deri tani vaksina e Pfizer është miratuar në 28 maj për përdorim për moshat 12-15 vjeç.

Deri më tani Agjencia Evropiane e Barnave ka miratuar katër vaksina për përdorim tek personat mbi 16 vjeç në të gjithë Bashkimin Evropian:  Pfizer / BioNtech, AstraZeneca / Universiteti i Oksfordit, Moderna dhe Johnson & Johnson.

Vaksinimi për adoleshentët mbi moshën 12 vjeç ka filluar tashmë në SHBA, Itali. Rumani dhe Austri ndërkohë që qeveria franceze ka njoftuar se vaksinimi për moshat 12-18 do të hapet në 15 qershor, gjithmonë me miratimin e prindërve.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka kritikuar këtë qasje, duke u bërë thirrje vendeve të pasura që deri më tani kanë marrë pjesën më të madhe të dozave të vaksinave të dhurojnë vaksinat e tyre për vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Media spanjolle ‘El Periódico’: Vizitoni Shqipërinë për Krishtlindje, një perlë me peizazhe spektakolare dhe qytete historike

Media spanjolle ‘El Periódico’: Vizitoni Shqipërinë për Krishtlindje, një perlë me peizazhe spektakolare dhe qytete historike