ISHP rekomandon kryerjen e një vaksine ndaj gripit çdo vit, si mënyra e parë dhe më e mirë për t’u mbrojtur nga gripi.
Vaksina e gripit mund të reduktojë sëmundjet prej gripit, vizitat tek doktori, mungesat në punë dhe në shkollë prej gripit, si dhe parandalon shtrimet në spital si rrjedhojë e gripit.
Vaksinën kundër gripit duhet ta bëjnë të gjithë individët në risk të lartë për të zhvilluar komplikacione të rënda ndaj gripit si:
Fëmijët mbi 6 muaj
Gratë shtatzëna
Individë me sëmundje kronike si astma, diabeti, sëmundje kardiovaskulare, sëmundje pulmonare si dhe individët e moshës mbi 65 vjeç.
Vaksinimi i punonjësve të kujdesit shëndetësor është shumë i rëndësishëm për të mbrojtur vetveten dhe sidomos pacientët të cilët janë në grupet në risk.
Nëse jeni pjesë e kësaj kategorie nuk duhet të vaksinoheni me vaksinën kundër gripit:
Persona qe kanë alergji nga veza
Persona në gjendje akute me temperaturë
Persona që kanë pasur reaksione të mëparshme
Fëmijët nën 6 muajsh.
Redaksia Online
A.D/shqiptarja.com










