Vaksina tregoi se Lulzim Basha duhet të largohet nga politika

Vaksina tregoi se Lulzim Basha duhet të largohet nga politika

Kreu i PD-së, Lulzim Basha

Ditën e sotme Kryeministri Rama ka dhënë një lajm të mirë për shqiptarët, duke deklaruar se Shqipëria ka siguruar 500 mijë vaksina anti Covid-19. Në një kohë kur asnjë shtet në Ballkan nuk ka siguruar një kontratë me ndonjërën nga kompanitë që kanë prodhuar vaksina të certifikuara (me përjashtim të Serbisë që ka marrë 5 mijë doza), Shqipëria ka siguruar gjysmë milioni doza. Ky ishte lajmi i ditës dhe me shumë gjasë edhe i këtij viti që sapo nisëm. Në një kohë kur BE është treguar josolidare dhe e ka lënë Ballkanin pa vaksina, kryeministri Rama arriti që të sigurojë vaksinën për shqiptarët (premtoi se do t’i japë edhe Kosovës një sasi të caktuar për të vaksinuar bluzat e bardha), e përpos të gjithë kritikave që mund të bëhen ndaj tij, për këtë të gjithë duhet të jemi optimistë dhe t’i japim dorën.

Por, përtej kësaj ngjarje që shënjon fillimin e fundit të pandemisë në Shqipëri, kemi edhe reagimin e Lulzim Bashës që të habit. Edhe pse të paktë janë ata që habiten nga ato që thotë Basha, lajmi i keq është që ai e nisi 2021-shin aty ku e la në 2020-ën. Ai deklaroi sot se vaksina që i duhet Shqipërisë është largimi i Ramës. Basha sot nxinte nga fakti që Rama kishte siguruar në SHBA 500 mijë vaksina dhe nuk kishte shkuar për piknik sic ai e kishte sulmuar. Xhelozia dhe urrejtja që Basha dhe LSI kanë ndaj cdo lajmi të mirë për Shqipërinë dhe shqiptarët, i ka verbuar deri në pikën që nuk dinë të ndajnë logjikën nga politika e ditës.

Mungesa e lidershipit dhe mungesa e logjikës te cilat po t’i kishte Luli e Monika do të duatrokisnin lajmin e mirë për Shqipërinë, është në fakt argumenti që duhet të largojë ata parimisht nga politika. Largimi i një politikani nga politika bëhet nëpërmjet zgjedhjeve, por fakti që Basha mendon se Rama duhet të largohet nga qeveria në ditën që solli vaksinën, tregon se urrejtja dhe xhelozia janë alternative e Bashës e LSI-së. E për sa kohë vizioni i opozitës udhëhiqet nga këto dy vese, për sa kohë Basha e Kryemadhi turbullohen nga urrejtja e xhelozia, janë ata që duhet të largohen nga politika, sepse politika bazohet mbi projekte dhe program e jo mbi inate që nuk kanë asnjë lidhje me interesin publik. Basha nuk doli dot mbi veten as këtë herë, duke vënë inatet politike mbi Shqipërinë.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sali Shira: 02/01/2021 21:05

    Dardha e ka bishtin mbrapa , te shohim ne vazhdim , edhe nqs se e ka sigura detyren ka bere , e kunderta eshte fatale per te dhe shqiptaret . Nuk e di pse duhet te largohet nga politika dikush kur dikush ben detyren dhe me parate e taksa paguesve shqiptare kete mund ta dije vetem ky Endri kajsiu spo kumbulla si e ka. Ketu nuk ka asgje per te duartrokitur apo share

    Përgjigju
  • Enea: 02/01/2021 17:52

    Bukur

    Përgjigju
  • O tej: 02/01/2021 13:09

    Jo vetem te qerohet por te futet ne ndonje grope septike te sherbej ushqim per bimet...

    Përgjigju
    • Spartak ngjela: 03/01/2021 05:11

      O tej, te paska hengur dhia librat,

  • Durresi i vjeter Jo i riu: 02/01/2021 07:20

    Edhe pese nuk te Kam votu asnji here dhe nuk Kam me votu as PS.asPD.te JAP te gjitha vlerat qe meriton.Bravo Edvini je i Papam po' me Lulin Ca' meresh nuk e ke te nivelit tat politikisht.lene aty ku esht mos ja prish gjumi.

    Përgjigju
  • Besa: 01/01/2021 20:54

    Shume sakte e ke thene. Udheheqje pa vizion e drejtuar nga veset

    Përgjigju
    • Hana: 02/01/2021 04:19

      Luli Monika pa vizion

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja