Vaksinat, mbrojtëse ndaj 'COVID-it afatgjatë'

Vaksinat, mbrojtëse ndaj 'COVID-it afatgjatë'

Foto ilustruese

Hulumtimet e reja tregojnë se vaksinat e koronavirusit jo vetëm që ofrojnë mbrojtje kundër infeksionit dhe sëmundjeve serioze, por mund të ndihmojnë gjithashtu në parandalimin e të ashtuquajturit ‘COVID afatgjatë’, ku simptomat mund të zgjasin me javë ose muaj të tërë.

Bradley Solomons, menaxher në një fabrikë në Afrikën e Jugut u prek nga COVID-19 në korrik të vitit të kaluar dhe kaloi më shumë se 20 ditë në spital. Muaj më vonë, ai ende ndjente vështirësi.

“Ndonjëherë e humbas kujtesën për tre deri në pesë minuta dhe nuk e di se çfarë po bëja dhe akoma kollitem. Herë pas here fytin e kam akoma të lënduar".

Nuk ka shifra zyrtare por mendohet se miliona njerëz në mbarë botën kanë vuajtur nga i ashtuquajturi ‘COVID afatgjatë’, me simptoma që zgjasin më shumë se katër javë.

Gjendja mbetet ende e pa kuptuar mirë, thotë aktivisti britanik Ondine Sherëood.

"Mjekët ende nuk i trajtojnë njësoj siptomat. Ka mjekë që ende u thonë pacientëve se është për shkak të ankthit. Disa mjekë nuk e kuptojnë plotësisht këtë gjendje".

Një studim i ri nga universiteti “Kings College” sugjeron se vaksinat e koronavirusit përgjysmojnë rrezikun e simptomave afatgjata të Covid-it, për atë numër shumë të vogël njerëzish që preken nga Covidi edhe pas vaksinimit.

Shkencëtarët e bazuan kërkimin e tyre në aplikacionin britanik ‘Zoe’, i cili gjurmoi simptomat e vetë-raportuara të 1.2 milionë njerëzve mes dhjetorit 2020 dhe korrikut të këtij viti.

0.2% e të anketuarve të vaksinuar raportuan se ishin të infektuar me koronavirus. Prej tyre, 5 për qind raportuan se vuanin nga simptoma afatgjata të COVID-it krahasuar me 11 për qind të të pavaksinuarve.

“Pra, vaksina do t’ju mbrojë që të mos sëmureni nga virusi. Ajo gjithashtu do t'ju mbrojë nga simptomat afatgjata të këtij virusi", shpjegon virologu Sterghios Moschos me universitetin Northumbria.

Gjetjet do të nxisin debatin nëse do të ofrohen vaksina për fëmijët. Një studim tjetër i fundit në Britani zbuloi se një në shtatë fëmijë vuan nga COVID-i afatgjatë tre muaj pas infektimit - me dhimbje koke dhe lodhje të radhitura si simptomat më të zakonshme.

Disa vende, përfshirë Shtetet e Bashkuara, tashmë kanë filluar programet e vaksinimit për ata që janë 12 vjeç e lart./VOA

/K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë