Vaksinat kineze, mjeku Tritan Kalo: Nuk e gëlltis dot lugën e politikës përçarëse, vaksinat arma më e fortë për të shpëtuar jetë njerëzish

Vaksinat kineze, mjeku Tritan Kalo: Nuk e gëlltis dot lugën e politikës përçarëse, vaksinat arma më e fortë për të shpëtuar jetë njerëzish

Mjeku Tritan Kalo

Mjeku i njohur Trirtan Kalo, i ka konsideruar vaksinat e COVID si “armën” më të fortë në duart tona për të shpëtuar jetë njerëzish dhe për t’iu rikthyer hap pas hapi jetës normale.

“Vaksinat anti-Covid19, janë një armë e fortë në duart tona për të shpëtuar jetë njerëzish dhe për t’i hapur pak nga pak poret e oksigjenimit të jetës sonë socio-ekonomike, pas pothuajse 15 muajsh “hypoksie” të tyre....ATO janë të mezi pritura e të mirëseardhura për Shqiptarët që gjallojnë këndej dhe andej Drinit”, thotë Kalo.

Reagimi i mjekut vjen si një reagim  pas deklaratës së kreut të PD-së, Lulzim Bashës, i cili tha dje gjatë një interviste televizive se procesi i vaksinimit po shkakton edhe viktima.

Me një postim në Facebook, Kalo thotë se vaksinat që janë prodhuar deri më tani kundër COVID, rezultojnë të jenë të barasvlershme në mbrojtjen kundër virusit, ndërsa në lidhje me akuzat se shkaktojnë viktima, Kalo i konsideron "politikë përçarëse".

“Vaksinat amerikane, kineze, ruse, angleze, suedeze, të cilat po përdoren kudo në botë, pak a shumë rezultojnë të jenë të barasvlershme në mbrojtjen e jetëve tona përkundrejt kësaj sëmundje shumëfytyrëshe e vrastare të Covid-19....LUM si ai dhe ATA/ATO, që shpejtazi mbrinë ta kuptojnë këtë gjë, dhe mos të bien pre e kurtheve politiko-ekonomike të Globalizmit. Si shqiptar, si mjek, si prind, si atdhetar nuk mundet ta gëlltis lugën e politikës suaj përçarëse, sidomos në këto kohë të vështira ekzistencialiste si Komb.... Jemi një dhe të pandarë, jemi të gjithë Shqiptarë”, shkruan mjeku.

Kohë kovidiane.... 6.04.2021....Përsëri të përçarë edhe në “luftën ndaj armikut të padukshëm jetëlëndues dhe jetëmarës”,...

Posted by Tritan Kalo on Monday, April 5, 2021

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sot sondazhi i fundvitit në Report Tv/ Si ndahen mandatet në 5 qarqet më të rëndësishme! Çfarë mendojnë shqiptarët për mbylljen e TikTok-ut

Sot sondazhi i fundvitit në Report Tv/ Si ndahen mandatet në 5 qarqet më të rëndësishme! Çfarë mendojnë shqiptarët për mbylljen e TikTok-ut