Vaksinim derë më derë për çdo fëmijë, kontroll në institucionet arsimore! Nga 1 tetor futet vaksinë e re

“Plan masash për vaksinimin derë më derë dhe kontroll rigoroz në çdo institucion arsimor, publik apo privat për kartelat e vaksinimit”. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka mbledhur sot strukturat vendore të shëndetësisë për planin e masave në terren për forcimin e mbulesës vaksinale, në mënyrë që vaksinimi të shkojë te çdo fëmijë.

“Ne kemi një mbulesë vaksinale mbi 95% por kjo nuk do të thotë që të mos merren masa për të ruajtur dhe ta përmirësuar atë, ndaj do të nisim një aksion të detajuar në terren që vaksinimi të mbërrijë te çdo fëmijë”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale tha se, nga sot do të nisë një verifikim i imtësishëm në çdo strukturë arsimore, për kartelat e vaksinimit.

“Me nisjen e procesit të regjistrimit në çerdhe, kopshte dhe shkolla, Njësitë Vendore të shëndetësisë do të jenë në terren për monitorimin rigoroz të kartelave të vaksinimit në çdo strukturë arsimore, qoftë publike apo private ”, tha Manastirliu.

Sipas Urdhrit të Ministres, do të ketë një koordinim të strukturave shëndetësore në territor dhe çdo institucion që nuk plotëson detyrimin për të pasur kartelën e vaksinimit për çdo fëmijë, do të gjobitet, sipas ligjit.

Manastirliu lajmëroi edhe futjen e një vaksine të re, atë të Rotavirusit, e cila ka një kosto të lartë dhe është shumë e rëndësishme për parandalimin e sëmundjeve që prekin traktin intestinal, ndër sëmundjet më të shpeshta tek fëmijët.

“Pas rekomandimeve të Këshillit Kombëtar të Vaksinimit dhe Komitetit të Ekspertëve, kemi rishikuar kalendarin e vaksinimit. Një vaksinë e re, Rotavirusi, do t’i shtohet kalendarit të vaksinimi duke filluar nga 1 Tetori, duke e çuar në 12 numrin e vaksinave të detyrueshme dhe duke e përafruar kalendarin tonë me atë të vendeve të Bashkimit Europian”, tha Manastirliu.

Lidhur me planin e masave, Manastirliu e vuri theksin te vaksinimi “derë më derë” si dhe te kontrolli I pikave kufitare për identifikimin dhe izolimin në kohë të sëmundjeve infektive.

“Por të gjitha këto masa duhet të shkojnë paralel me ‘luftën’ që duhet të kemi me përhapjen e lajmeve të rreme, sidomos në rrjetet sociale, se vaksinat nuk janë efektive. Vaksinat janë të sigurta, ndaj një apel për ndërgjegjësimin e çdo prindi, për rëndësinë e vaksinimit”, tha Manastirliu.

I pranishëm në takim, drejtori i Zyrës së Organzatës Botërore të Shëndetësore në Shqipëri, dr. Raul Gonzales Montero vlerësoi punën e strukturave të shëndetësisë përsa i takon aksesit në shërbime shëndetësore dhe e konsideroi një lajm shumë të mirë akreditimin e plotë të laboratorit të Institutit të Shëndetit Publik për Fruth-Rubeolën

“Shqipëria ka një mbulesë të mirë vaksinale por si e gjithë Europa, edhe këtu po përballemi me steriotipe të gabuara lidhur me vaksinimin si pasojë e lajmeve të rreme që qarkullojnë për vaksinat, që dekurajojnë vaksinimin, i cili në fakt është i sigurtë dhe i domosdoshëm sepse shpëton jetë”, tha drejtuesi i OBSH-së për Shqipërinë.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Info: 10/09/2019 06:49

    Duhet te jepet me teper informacion cila eshte mosha ku do aplikohet,si do aplikohet,cfare efekti ka tek femija,ka efekte anesore megative,etj. Kjo vaksine nuk keshillohet per femijet Mbi 2vjec.

    Përgjigju
  • Eva: 02/09/2019 15:51

    Te hapi syte ministria se ka me qindra mijra femije te komunitetit myslyman qe nuk vaksinohen qellimisht nga prindet e tyre.

    Përgjigju
  • Ana: 02/09/2019 14:20

    Vaksinimi me efikas eshte ne shkolla dhe me ane te mjekut te familjes ne kliniken e lagjes. Dere me dere eshte e veshtire. Te behet si ne te gjithe boten,ku nxenesve ne shkolla u jepet nje leter qe. ka te perfshira pyetje mbi vaksina te ndyshme. Pasi prindi e ploteson kete flete formular, e firmos dhe ia jep femijes ta ktheje ne shkolle. Fleta permban edhe daten e vaksinimit ne shkolle. Pse do shpikim metoda, kur te tjeret na i kane bere gati si te veprojme?!

    Përgjigju
    • Altina: 10/09/2019 06:43

      Edhe aktialisht eshte detyrim te paraqesesh ne shkolla,cerdhe,kopshte kartelen e vaksinave/vertetim vaksinimi.Kjo duket perpjekje shtese

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja